Blog

Në kuadër të Projektit: “Rritja e kapaciteteve të fermerëve dhe aktorëve të tjerë në diversifikimin e aktiviteteve rurale”, të financuar nga FAO (Food Organization of the United Nations, Organizata RASP – Rural Association Support Programme, organizoi me datë 15 Janar 2020 ne hotel “Konti” ne Korçe, workshopin me temë: Sensibilizimi i aktorëve lokale për diversifikimin e produketeve dhe aktiviteteve në Bashkinë e Korces.

Qellimi i workshopit ishte sensibilizimi i fermerëve dhe prodhuesve rurale të kesaj zone mbi diversifikimin e fermave dhe produkteve si dhe identifikimi i nevojave të fermerëve për ngritje dhe forcim të kapaciteteve të tyre në diversifikimin e produkteve.

Workshopi u organizua nga RASP në bashkëpunim me AGRINET (organizatë lokale që operon në rajonin e Korcës), Bashkinë Korçe dhe Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Korçë.

Pjesëmarrës në këtë workshop ishin fermerë dhe prodhues të produkteve bujqësore dhe blegtorale, të frutikulturës, të perimeve, agro-turizmit të rajonit te Korçes, perfaqesues nga Bashkia Korçe, nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Korcë, perfaqesues te Qendres së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, etj.

Aktivitetet në vazhdim në këtë Bashki do të fokusohen në zhvillimin e trajnimeve për specialistët e shërbimit ekstensiv dhe fermerët e zonës kryesisht në fushat e diversifikimit të produkteve, të kooperimit të fermerëve dhe prodhuesve, të marketingut, standarteve të cilësisë, etj.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *