R Rural

NE OPEROJME NE ZONAT RURALE

RASP është një organizatë e specializuar për zhvillimin e zonave rurale në Shqipëri, ku burimet lehtësisht të shfrytëzueshme janë të pakta si dhe kapacitetet njerëzore pothuajse mungojnë, ku infrastruktura është e pazhvilluar dhe ku ka mbështetje më të kufizuar nga donatorë të huaj apo vendas.

RASP dhe shoqatat që ka mbështetur që në fillim të tyre, e kanë shtrirë aktivitetin gati në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kryesisht RASP ka punuar në zonat veri-lindore të Shqipërisë, në Kosovën Perëndimore si dhe në Butrint.

Në programet tona zona veri-lindore është prioritare sepse është zona më e varfër në Shqipëri.

Aktivitetet e RASP në zonat rurale në veri të Shqipërisë