S Support

Ne mbeshtesim zhvillimin

RASP ndihmon komunitetet lokale në Ndërtimin e Indeksit Gjeografik përmes të gjitha fazave të tij si karakterizimi i produktit, përcaktimi i territorit, ndërtimi i trupit ndërprofesional, hartimi i kodit të praktikës, hartimi i strategjisë së promovimit dhe regjistrimi i produktit sipas rregullave të BE

RASP në kuadër të objektivave të veta, mbështet grupet e veçanta të interesit të formuara në pjesën Veriore të Shqipërisë.

RASP, synon të rrisë kapacitetet e grupeve duke nxitur të dyja gjinitë të bashkëpunojnë, nderkohë që i shikon palët si elementë të domosdoshëm të zhvillimit të shoqërisë. Përfshirja dhe trajnimi i të dyja gjinive do të bëjë të mundur rritje të të ardhurave ekonomike të familjes, produkte më cilësore si dhe qëndrueshmëri të aktiviteteve të ndryshme.

Grupet e formuara të interesit, janë organizuar në nivele rajonale duke ngritur struktura të vecanta. Kështu, grupet e Kukësit dhe të Hasit kanë formuar Federatën e Fermerëve ( www.fedfarmqk.org ), e cila ka një status dhe kryen një funksion të caktuar. Ajo përfaqëson dhe mbron interesat e fermerëve. Lobimi dhe advokimi është shumë i rëndësishëm për tu dhënë mbështetjen e duhur atyre duke e ngritur zërin e problemeve të fermerëve drejt zgjidhjeve të mundshme.

Grupet e interesit në Pukë janë organizuar në formën e një forumi, si rruga më e mirë e përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të tyre.

Bleterritesit duke shkembyer pervoja
Workshop me grate e projektit ne Velipoje