Targete te synuara ne projektet tona jane grupet
dhe shoqatat e zonave rurale.
Qysh në fillim të aktiviteteve të veta, RASP ka mbështetur fuqimisht iniciativa për themelimin e shumë grupeve të interesit në Shqipëri.
Programi i RASP ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë më shumë se 18 shoqata dhe grupe interesi në zonat e Shqipërisë veriore, për të zhvilluar strukturat e tyre demokratike dhe për të rritur kapacitetet e tyre për lobim dhe përfaqësim të interesave të anëtarëve të tyre.
Disa nga shoqatat e krijuara me mbështetjen e RASP kanë qenë nga shoqatat më aktive në Shqipëri janë Shoqata e Bujqësisë Organike, disa Shoqata fermerësh në zonat verilindore si dhe mbështetje të shoqatave dhe grupeve joformale të grave dhe të rinjëve. Rezultatet kanë qënë të qëndrueshme dhe të sukseshme. Shoqata Kombëtare e Bletarëve është nga të parat shoqata të mbështetura nga RASP dhe vazhdon të jetë një shoqatë aktive.
RASP i jep gjithashtu prioritet elementit të grave dhe të rinjve duke rritur kapacitetet dhe fuqizuar rolin e tyre në grupet ekzistuese, ashtu edhe në ngritjen apo mbështetjen e grupeve të specializuara të grave si ato të artizanatit, agropërpunimit dhe forumeve të vecanta.