Blog

Sipas letër mareveshjes me FAO (Organizaten e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) për zbatimin e projektit “Mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të agroturizmit në Shqipëri“, RASP organizoi më 17 shkurt 2022 ne qytetin e Përmetit workshopin me temë “Identifikimi i varieteteve lokale të bimëve dhe kafshëve si një mjet për ruajtjen e agrobiodiversitetit dhe promovimin e produkteve lokale/organike/GI në mbështetje të agroturizmit”.

Qëllimi i workshopit ishte: Prezantimi i projektit, aktiviteteve dhe outputeve të tij; Sensibilizimi i aktorëve për vlerën dhe rëndesinë e agrobiodiversitetit; Evidentimi i resurseve gjenetike bimore dhe shtazore; Evidentimi i mundesive dhe mënyrave për përdorimin e ketyre resurseve gjenetike në mbeshtetje të agroturizmit.

Pjesëmarrës në workshop ishin përfaqësues nga Bashkia Permet, nga AZHBR (Agjensia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural), nga CESVI (organizatë Italiane qe operon ne Permet), nga shoqata Pro-Përmeti, specialistë nga Autoriteti Kombetar i Veterinarise dhe Mbrojtjes se Bimeve, specialiste te Sherbimit Keshillimor, Agropërpunues, Fermerë.

Workshopi u zhvillua në dy seanca: Në seancën e parë u prezantuan:

  • Projekti, aktivitetet dhe lidhja e tij me agrobiodiversitetin,
  • Turizmi në rajonin e Permetit dhe përdorimi i aseteve lokale në turizëm
  • Varietetet lokale të bimëve, tradita dhe përdorimi i mundshëm i burimeve gjenetike lokale në agroturizëm

Në seancën e dytë u zhvillua pune në grupe. Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe të veçanta: a) grupi i pjesemarresve që operon në fushen e bujqësisë; b) grupi me perfaqesues që operon në fushen e blegtorisë; dhe c) grupi i përfaqesuesve të subjekteve agropërpunuese të produkteve.

Gjatë punës në grupe u analizuan keto çeshtje:

  • Burimet gjenetike lokale dhe potenciali i tyre në zhvillimin e agroturizmit;
  • Lidhja e resurseve gjenetike me traditën, me festat dhe ceremonitë, etj;
  • Shfrytezimi i resurseve gjenetike autoktone në agroturizëm;
  • Nevojat për rritje kapacitetesh në lidhje me ruajtjen e burimeve gjenetike lokale dhe përdorimin e tyre në agroturizëm;
  • Nevojat për mbështetje institucionale.

Secili grup pasqyroi rezultatet, të cilat u prezantuan nga një përfaqësues i secilit prej tyre.

Këto rezultate do t’u shërbejnë ekspertëve të RASP për të vazhduar më tej me sigurimin e informacioneve më të detajuara dhe vleresimin e potencialeve të agrobiodiversitetit për të mbështetur më mirë zhvillimin e agroturizmit në këtë rajon.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *