Blog

Në kuadër të Projektit: “Rritja e kapaciteteve të fermerëve dhe aktorëve të tjerë në diversifikimin e aktiviteteve rurale”, të financuar nga FAO (Food Organization of the United Nations), organizata RASP – Rural Association Support Programme, organizoi me datë 11 Dhjetor 2019, në Hotel “Dushkaj” Koplik, Malësi e Madhe, workshopin me temë: Sensibilizimi i aktorëve lokale për diversifikimin e aktiviteteve në Zonën Rurale të Malësisë së Madhe.

Workshopi u organizua nga RASP në bashkëpunim me VIS Albania (organizatë italiane që operon në Malësine e Madhe) dhe Bashkinë Koplik dhe kishte për qëllim sensibilizimin e fermerëve dhe prodhuesve rurale të zonës në lidhje me diversifikimin e fermave dhe produkteve si dhe identifikimin e nevojave për ngritje të kapaciteteve të tyre në aspekte teknike si dhe për mundësinë e përfitimin nga fondet e IPARD të BE apo dhe mbështetje nëpërmjet skemave kombëtare për bujqësinë.

Në këtë workshop morën pjesë aktorë të ndryshëm lokale si: specialistë të shërbimit ekstensiv të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, përfaqësues të Bashkisë Koplik, fermerë dhe prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, frutikulturës, bimëve mjekësore, agro-turizëm, etj.

Në workshop morën pjesë dhe përfaqësues të Zyrës së FAO nga Budapesti, Hungari, znj. Katalin Ludvig dhe znj. Bianka Laskovics, të cilat paraqiten vizionin dhe garantuan mbështetjen në vazhdimësi nga FAO të aktiviteteve bujqësore dhe fermave të vogla dhe familjare në disa zona rurale të vendit.

Në workshop u trajtuan gjërësisht çështje që lidhen me diversifikimin e produkteve, aktiviteteve dhe shërbimeve në zonën rurale të Malësisë së Madhe si dhe me mbështetjen për aplikimin e fermerëve dhe prodhuesve të kësaj zone në programin e IPARD të financuar nga BE apo dhe mbështetja nëpërmjet skemave kombëtare për bujqësinë.

Gjatë diskutimeve në tryeza të veçanta me fermerë dhe prodhues të sektorëve të ndryshëm të bujqësisë, blegtorisë, bimëve mjekësore/aromatike, agroturizmit etj në lidhje me mundësitë e diversifikimit të produkteve dhe aktiviteteve rurale u evidentua nevoja për ngritje të kapaciteteve të fermerëve dhe prodhuesve në lidhje me cilësinë e produkteve, aspekteve të marketingut si dhe përmbushjen e kritereve dhe standarteve të cilësisë që kërkon tregu.

Nga pjesa më e madhe e pjesëmarrësve u kerkua që trajnimet të fokusohen kryesisht në aspekte të marketingut, sigurisë ushqimore dhe standartet e prodhimit, organizimin dhe kooperimin e fermerëve, etj.

RASP do të vazhdojë me aktivitete të tjera trajnimi duke ofruar ekspertët më të mirë të fushave të ndryshme për të përmirësuar kapacitetet profesionale të specialistëve të shërbimit ekstensiv, të fermerëve dhe prodhuesve të kësaj zone.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *