Blog

Organizata RASP në kuadër të Projektit “Mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të agroturizmit në Shqipëri”, mbështetur nga FAO (Organizaten e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë), organizoi më datë 14 Korrik 2022 në Gjirokastër workshopin rajonal me temë “Politikat në mbështetje të agroturizmit dhe rrjetëzimi i aktorëve rajonal”

Qëllimi i workshopit ishte:

  • Të mblidhen të dhëna dhe nevoja për të rishikuar politikat dhe kuadrin ligjor në lidhje me agroturizmin në nivel rajonal;
  • Të identifikohen zgjidhje për politikat lokale dhe rajonale në agroturizëm;
  • Të identifikohen aktorët dhe motivimi i tyre për krijimin e Rrjetit të Agroturizmit (ATN).

Të ftuarit për pjesëmarrje ishin: përfaqësues nga bashkitë Gjirokastër, Përmet, Libohovë, përfaqësues të tjerë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, SEB (Sektori Ekstensionit Bujqësor Gjirokastër, Përmet), Drejtoria e Pyjeve dhe e Kullotave, Universiteti i Gjirokastrës, AZHBR (Agjensia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural Përmet , Gjirokastër), subjekte agroturizmi, subjekte agropërpunimi, dhe fermerë. Pjesëmarrje kishte edhe nga organizata si Drinos Drop, dhe CESVI.

Workshopi u zhvillua në dy seanca të ndryshme. Në seancën e parë  u prezantuan:

  • Nevojat dhe sfidat për zhvillimin e agroturizmit.  Prezantimi i rezultateve nga dokumenti i pozicionit, gjetjet nga workshop-et lokale për identifikimin e nevojave dhe sfidave për mbështetjen e agroturizmit;
  • Bashkëpunimi dhe rrjetëzimi i aktorëve të agroturizmit në nivel local dhe rajonal.

Në Seancën e dytë u zhvillua puna në grupe për mbledhjen e informacioneve të nevojshme. Pjessëmarrësit u ndanë në katër grupe : grupi i institucioneve publike, grupi i fermave agroturistike, grupi i institucioneve të shoqërise civile dhe grupi i bizneseve që lidhen me agroturizmin.

Puna në grupe u zhvillua sipas modelit world , café, katër lehtësues, ku secili prej tyre mbulonte një çështje të caktuar, mbodhën ide dhe komente nga secili grup, duke lëvizur nga njëri grup në tjetrin çdo 20 minuta. Në fund, lehtësuesit j’u paraqitën pjesëmarrësve gjetjet dhe rekomandimet

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *