Blog

Për politikat në mbështetje të agroturizmit dhe rrjetëzimin e aktorëve kombëtarë dhe rajonalë.

Ditën e enjte më 29 Shtator në Tiranë u organizua workshopi kombëtar me temë Politikat në mbështetje të agroturizmit dhe rrjetëzimi i aktorëve kombëtar dhe rajonalë. Projekti “Mbështetje për Zhvillimin e qëndrueshëm të agroturizmit në Shqipëri” mbështetet nëpërmjet projekteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe zbatohet nga Programi i Mbështetjes së Shoqatave Rurale (RASP).

Workshopi kishte në fokus:

  • Të paraqesë gjetjet paraprake nga workshopet lokale dhe rajonale, si dhe vlerësimin e kuadrit aktual ligjor dhe institucional, dhe në mënyrë specifike të identifikojë mungesat dhe boshllëqet në kuadrin ligjor dhe institucional dhe të paraqesë rekomandime për politikat lokale, rajonale dhe kombëtare për zhvillimin e agroturizmi.
  • Të identifikojë fushat e bashkëpunimit midis aktorëve të agroturizmit dhe të promovojë rrjetëzimin e palëve të interesuara lokale dhe rajonale në mbështetje të agroturizmit, dhe të krijojë ATN dhe të përcaktojë objektivat e tij.

Në këtë workshop morën pjesë: përfaqësues nga  institucionet publike si Ministria e Bujqësisë, Ministria e Turizmit, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Fush Krujë,  AREB (Agjensia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor) Tiranë dhe Shkodër, Bashkia Belsh, përfaqësues nga organizata si GIZ (organizatë Gjermane) VIS Albania dhe CESVI (organizata Italiane), ADAD Malore (Shoqata e Bujqesise e Zhvillimit te Rretheve Malore), përfaqësues të subjekteve agroturizëm gjithashtu edhe përfaqësues nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT).

Në fjalën e tij, Përfaqësuesi i FAO në Shqipëri, Arben Kipi theksoi rëndësinë që ka agroturizmi në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, i cili mbledh rreth vetes fermerët e vegjël dhe produktet tipike dhe organike shqiptare. “Agroturizmi i qëndrueshëm është një nxitës për këto zona, duke diversifikuar të ardhurat, krijuar vende pune, dhe duke rigjallëruar ekonomitë lokale”, u shpreh Kipi. Duke shtuar se ka nevojë për përmirësimin e kuadrit ligjor në mënyrë që të zhvillohen politika të qëndrueshme, dhe mundësia e krijimit të një rrjeti agroturizmi në nivel lokal, duke ofruar modele të suksesshme biznesi.

I pranishëm në takim, Zëvendës ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici u shpreh mbi zhvillimin e agroturizmit në Shqipëri, i cili ka marrë një hov të madh pesë vitet e fundit falë energjisë dhe dëshirës së madhe të aktorëve për tu zhvilluar, si dhe mbështetjes së dhënë nga qeveria pëmes fondeve kombëtare dhe IPARD nga Bashkimi Evropian. “Janë mbështetur mbi 70 njësi të tilla, një nisëm e iniciuar nga ministrja për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, e cila do vazhdojë me mbështetjen më tej në krijimin e lidhjes së drejtëpërdrejtë të agroturizmit me produktet lokale, qoftë ato bujqësore apo blegtorale, gjithashtu në infrastrukturë dhe në kuadrin ligjor. Ai shtoi se vëmendje kryesore i është dhënë certifikimit të produkteve të origjinës me ndikim në zonat ku ato prodhohen, që fuqizon prodhuesit e vegjël dhe siguron funksionimin e zinxhirit të vlerës, nga toka në tavolinë.

Gjatë workshopit u prezantuan:

  • Praktikat e mira, fushat tematike dhe përdorimi i tyre në agroturizëm:
  • Nevojat, sfidat dhe politikat për zhvillimin e agroturizmit, me fokus të veçantë në agrobiodiversitetin:
  • Krijimi i rrjeteve të agroturizmit në Shqipëri: potencialet dhe sfidat në nivel lokal dhe kombëtar.

Në pjesën e dytë të workshopit u bënë mjaft diskutime dhe rekomandime në të cilat pjesëmarrësit dhanë kontributin e tyre dhe këto kontribute do të përfshihen në materialin “Kuadri ligjor dhe politikat publike për të nxitur një zhvillim të integruar të agroturizmit nëpërmjet valorizimit të agrobiodiversitetit”.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *