Blog

RASP ka përgatitur gjatë vitit 2022 një katalog mbi varietetet lokale të bimëve dhe rracave të kafshëve. Ky dokument është përgatitur në kuadër të Marrëveshjes së lidhur ndërmjet Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe Programit të Mbështetjes së Shoqatave Rurale (RASP), në Shqipëri.

Katalogu është përgatitur nga Prof. Ndoc Faslia, ekspert i resurseve gjenetike të bimëve, Prof. Assoc. Petrit Dobi, ekspert në zhvillimin rural, dhe PhD. Roland Bardhi, ekspert në zhvillimin rural.

Për përgatitjen e këtij punimi krahas autorëve, kontribuan edhe bashkëpunëtoret e RASP në rajone, Agim Rama, Arjeta Kanari, Ardian Xama, Pëllumb Hodo, Melda Kullolli, Vangjush Cicolli. Kontribute u dhanë gjithashtu nga komunitetet në rajonin e Korçes, të Përmetit dhe Malësisë së Madhe, si dhe nga Zyra e FAO në Shqipëri dhe nga Zyra Rajonale e FAO-s për Evropën dhe Azinë Qendrore.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *