Blog

Në kuadër të Projektit BalkanMed INNOVA (Balkan-Mediterranean Centre for
Entrepreneurship and Innovation), i financuar nga EU nën Programin “INTERREG
Balkan-Mediterranean 2014-2020″, u organizua me 7-8 Nentor 2019 në Hotel
“Prestige” në Tiranë, Mbledhja e 4 t e Partnerëve të Projektit. Në këtë takim morën pjesë
përfaqësues nga 6 vendet partnere që zbatojnë Projektin BalkanMed INNOVA:
 Universiteti i Janinës -Greqi;
 Qendra e Përbashkët e Inovacionit e Akademisë së Shkencave të Bullgarise;
 Fondacioni i Shërbimeve për Sipërmarrjet e të Rinjve – Maqedonia e Veriut;
 Programi i Mbështetjes së Shoqatave Rurale – Shqipëri;
 Universiteti i Teknologjise – Qipro
 Qendra e Trajnimeve Profesionale e Rajonit të Lesvos s.a. – Greqi
Fokusi i diskutimeve gjatë këtyre dy ditëve ishte zbatimi i platformës së kurseve të
trajnimit online dhe mënyra e funksionimit të saj. Përveç aspekteve teknike të hartimit,
regjistrimit dhe ngarkimit të kurseve në platformë një vëmëndje e veçantë iu kushtua
promovimit të këtyre kurseve.
Katër fushat e trajnimeve online janë: ICT për SME; Trashëgimia kulturore dhe
Turizmi; Energjia dhe Mjedisi si dhe Bujqësia dhe Agrobiznesi.
Të drejtën e pjesëmarrjes në këto kurse trajnimi online e kanë:
a) Të rinjtë, të papunët, sipërmarrësit potenciale;
b) Sipërmarrësit që duan të zgjerojnë me tej bizneset e tyre;
c) Prakticienët-profesionistët që duan të zgjerojnë bizneset e tyre;
d) SME-të në përgjithësi;
e) Të diplomuarit, ata që kanë një kohë të gjatë që janë jashtë tregut;
f) Studentët e masterit dhe doktoraturës, kërkuesit dhe akademikët e rinj;
Përfundimi me sukses i kursit shoqërohet me Çertifikatë Pjesëmarrje në trajnim.
Pas përfundimit me sukses të trajnimit:
a) Pjesëmarrësve në trajnim do tu ofrohet mbështetje në zhvillimin e ideve të tyre
të biznesit nga ekspertë profesionistë të Projektit.
b) Idetë më të mira të biznesit do të kenë mundësi që të konkurojnë dhe vlerësohen
në një konkurs që do të zhvillohet për këtë qëllim dhe fituesit do të mbështeten
me grante nga 3,500-4,000 EUR për zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *