Blog

Mbështetja e zhvillimit të agroturizmit të qëndrueshëm në Shqipëri

Ditën e enjte më 20 Tetor në Tiranë u organizua workshop final me temë “Mbështetja e zhvillimit të agroturizmit qëndrueshëm në Shqipëri”, financuar nga FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë).

Objektivat kryesore të workshopit ishin:

  • Prezantimi i iniciativës së FAO-s në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të agroturizmit në Shqipëri, aktivitetet dhe rezultatet e pritshme dhe të realizuara;
  • Sigurimi i një pasqyre të procesit për identifikimin e zonave gjeografike dhe tematike për zhvillimin e agroturizmit të qëndrueshëm;
  • Prezantimi i rekomandimeve për politika rajonale dhe kombëtare për mbështetjen e zhvillimit të agroturizmit, evidentimi dhe promovimi i praktikave të mira në zhvillimin e agroturizmit të qëndrueshëm;
  • Nxitja e shkëmbimit të informacionit dhe njohurive ndërmjet palëve të interesuara të agroturizmit për të lidhur zinxhirët e vlerës me agroturizmin dhe për të zhvilluar agroturizëm të qëndrueshëm nëpërmjet krijimit të Rrjetit të Agroturizmit;
  • Marrja e sugjerimeve dhe rekomandimeve përfundimtare;
  • Nxitja e ngritjes së Rrjeteve të Agroturizmit

Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues të institucioneve si: MBZHR (Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural), MTM (Ministria e Turizmit dhe Mjedisit) AREB (Agjensia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor) Korçë, Banka Gjenetike Tiranë, Bashkia Belsh, Malësi e Madhe, përfaqësues nga organizata si: Mjedis dhe Ide, InSET (Instituti për Zhvillim të Qëndrueshëm, Mjedis dhe Turizëm), (CESVI (organizatë italiane që operon në zonën e Përmetit), VIS Albania (Organizatë italiane që operon në zonën e Malësisë së Madhe), dhe përfaqësues nga UBT (Universiteti Bujqësor i Tiranës)

Gjatë workshopit u prezantuan:

  • Identifikimi i zonave potenciale tematike dhe gjeografike dhe varieteteve lokale të bimëve dhe racave të kafshëve, si një mjet për ruajtjen e agrobiodiversitetit dhe promovimin e produkteve lokale/organike/GI:
  • ishikimi i politikave aktuale për agroturizmin, identifikimi i praktikave të mira të agroturizmit të qëndrueshëm;
  • Nxitja e ndërveprimit ndërmjet aktoreve të agroturizmit për të zhvilluar agroturizëm të qëndrueshëm nëpërmjet krijimit të Rrjeteve të Agroturizmit

Pas prezantimeve u realizua pjesa e pyetjeve dhe diskutimeve në të cilën pjesëmarrësit dhenë kontributin e tyre.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *