Blog

Nën zbatimin e projektit “Mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të agroturizmit në Shqipëri”, të mbështetur nga FAO (Organizaten e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë), organizata RASP realizoi më datë 07 Korrik 2022 në Shkodër workshopin rajonal me temë “Politikat në mbështetje të agroturizmit dhe rrjetëzimi i aktorëve rajonal”

Qëllimi i workshopit ishte:

  • Të mblidhen të dhëna dhe nevoja për të rishikuar politikat dhe kuadrin ligjor në lidhje me agroturizmin në nivel rajonal;
  • Të identifikohen zgjidhje për politikat lokale dhe rajonale në agroturizëm;
  • Të identifikohen aktorët dhe motivimi i tyre për krijimin e Rrjetit të Agroturizmit (ATN).

Pjesëmarrës në workshop ishin: fermerë, përfaqësues nga bashkitë Malësi e Madhe, Vau i Dejës, përfaqësues nga subjekte Agroturizmi,  përfaqësues nga ANRD (Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural), nga AREB (Agjensia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor)Shkodër, përfaqësues nga AZHBR (Agjensia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural) Shkodër, subjekte agropërpunimi, përfaqësues nga Universiteti i Shkodrës, përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Mjedisit Shkodër dhe përfaqësues nga Sektori Bankar e Financiar.

Zhvillimi i workshopit u realizua në dy seanca. Në seancën e parë u prezantuan:

  • Nevojat dhe sfidat për zhvillimin e agroturizmit. Prezantimi i rezultateve nga dokumenti i pozicionit, gjetjet nga workshop-et lokale për identifikimin e nevojave dhe sfidave për mbështetjen e agroturizmit;
  • Bashkëpunimi dhe rrjetëzimi i aktorëve të agroturizmit në nivel local dhe rajonal.

Seanca e dytë kishte karakter praktik dhe gjithpërfshirës. Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe: grupi i institucioneve publike, grupi i fermave agroturistike, grupi i institucioneve të shoqërisë civile dhe grupi i bizneseve që lidhen me agroturizmin.

Puna në grupe u zhvillua sipas modelit world , café, katër lehtësues, ku secili prej tyre mbulonte një çështje të caktuar, mbodhën ide dhe komente nga secili grup, duke lëvizur nga njëri grup në tjetrin çdo 20 minuta. Në fund, lehtësuesit j’u paraqitën pjesëmarrësve gjetjet dhe rekomandimet.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *