Blog

RASP (Programi i Mbështetjes së Shoqatave Rurale) ka prezantuar me datë 13 Prill 2023 në qytetin e Përmetit Projektin e titulluar: “Ngritja e kapaciteteve të aktorëve lokalë të sektorit të agroturizmit dhe promovimi i praktikave të mira të qëndrueshme të agroturizmit për zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme ushqimore” 

Ky Projekt financohet nga FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) dhe zbatohet nga RASP.

Workshopi i organizuar me 13 Prill në Përmet u fokusua në dy drejtime: 1) Prezantimi i Projektit, i objektivave dhe aktiviteteve; dhe 2) Trajnim i pjesemarresve mbi burimet gjenetike lokale dhe praktikat e mira për ruajtjen, zhvillimin dhe riprodhimin e tyre.  

Qëllimi i workshopit ishte:

  • Të informojë palët e interesuara mbi objektivat dhe aktivitetet e projektit;
  • Të Informojë palët e interesuara që merren me burimet gjenetike lokale për praktikat e mira për përzgjedhjen, mbjelljen dhe riprodhimin e farave të burimeve gjenetike lokale;
  • Të vendosë kontakte dhe bashkëpunim midis fermerëve që kultivojnë varietetet lokale, specialistëve të Bujqësisë dhe Bankës Gjenetike Kombëtare;

Në workshop morën pjesë aktorë të ndryshëm si: përfaqësues nga Bashkite Përmet dhe Këlcyrë, fermerë dhe prodhues të varieteteve lokale, përfaqësues nga subjekte agroturistike, bujtina e restorante, guida turistike, përfaqësues nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, nga CESVI (organizatë Italiane qe operon ne Permet), përfaqësues të Sherbimit Keshillimor Bujqësor Permet, etj.

Workshopi u zhvillua në dy seanca: Gjatë seancës së parë u prezantua Projekti dhe fokusi i tij në sistemet e qëndrueshme ushqimore dhe lidhja e tij me agroturizmin. Në seancën e dytë u prezantuan disa nga burimet gjenetike lokale te rajonit të Përmetit dhe praktikat e mira për ruajtjen, rritjen dhe riprodhimin e varieteteve të bimëve lokale.

Trajnimi u realizua në mënyrë interaktive, me përfshirjen e pjesëmarrësve, me pyetje dhe diskutime. Gjate ketij sesioni u prezantuan gjithashtu disa nga praktikat e mira të ruajtjes, mirëmbajtjes dhe riprodhimit të burimeve gjenetike lokale.

Projekti parashikon të vazhdojë me organizimin e trajnimeve të tjera me fokus zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme ushqimore, me trajnime dhe aktivitete që lidhen me sigurinë ushqimore, krijimin dhe forcimin e rrjetit të bashkëpunimit të aktorëve lokale që lidhen me këto sisteme si dhe promovimin e praktikave të mira të lidhjes së produkteve të varieteteve lokale me agroturizmin. 

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *