Blog

Organizata RASP në bashkëpunim me FAO dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural organizuan më 25-26 nëntor 2020 workshopin online me temë “Zhvillimi i Bujqësisë Dixhitale në Shqipëri“.

Objektivat e workshopit ishin rritja e ndërgjegjësimit për potencialin e teknologjive dixhitale në bujqësi; diskutimi i mundësive, përfitimeve dhe sfidave të teknologjive dixhitale në bujqësi; nxitja e dialogut me palët e interesuara në nivel kombëtar dhe rajonal si: fermerët, prodhuesit, politik-bërësit dhe vendimmarrësit, ndërmarrjet e sektorit privat, zhvilluesit e zgjidhjeve teknologjike, kërkuesit shkencor dhe akademikë, shërbimi këshillimor, shoqëria civile dhe e të rinjve; gjithashtu shkëmbimi i iniciativave ekzistuese dhe praktikave të mira, që mbështesin transformimin dixhital në bujqësi; rritja e ndërgjegjësimit mbi politikat dhe kuadrin kombëtar të nevojshëm për transformimin dixhital në bujqësi.

Gjatë dy ditëve të workshopit, përfaqësues nga palë të ndryshme të interesit dhanë perspektivat e tyre për zhvillimin e bujqësisë dixhitale në Shqipëri. Shumica e prezantimeve dhanë një kontribut shumë të madh ndaj objektivave të workshopit. Për më tepër, diskutimet në grupe të ndara paralele kontribuan në identifikimin e sfidave për zhvillimin e bujqësisë dixhitale, si dhe në krijimin e vizionit të bujqësisë dixhitale në Shqipëri. Gjatë ditës së dytë të workshopit, organizatorët ftuan pjesëmarrësit të bashkohen në grupin e punës për përgatitjen e vizionit të strategjisë së bujqësisë dixhitale, për të cilën shprehën gatishmërinë e tyre për t’u bashkuar me grupin e punës disa vullnetarë të shërbimit të ekstensionit, fermerë, akademikë, etj.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *