Blog

Në bazë të Letër Marrëveshjes me FAO (Organizaten e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) për zbatimin e projektit “Mbështetja e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agroturizmit në Shqipëri“ organizata RASP zhvilloi workshopin me temë “Identifikimi i nevojave dhe sfidave për ndërmarrjen e veprimeve për të mbështetur zhvillimin e agroturizmit”. Ky workshop u mbajt në Malësi të Madhe më datë 23 Shkurt 2022.

Qëllimi i workshopit ishte:

  • Prezantimi i projektit dhe i aktorëve të tij;
  • Identifikimi i sfidave për ndërmarrjen e veprimeve për të mbështetur agroturizmin;
  • Identifikimi i nevojave për mbështetje institucionale dhe ngritjen e kapaciteteve.

Pjesëmarrja ishte e larmishme, të ftuar ishin: Përfaqësues nga Bashkia M.Madhe, guida turistike, përfaqësues nga bujtina dhe agroturizme, specialistë të ekstensionit bujqësor Shkodër, fermerë, përfaqësues nga Agro Reçi (shoqatë fermerësh) , Vis Albania (OJF italiane që operon në zonë) dhe përpunues të qumështit.

Zhvillimi i workshopit u realizua në dy seanca të ndryshme:Në seancën e parë u prezantuan:

  • Projekti dhe lidhja e tij me  agroturizmin;
  • Agroturizmi: Metodat që duhet të ndiqen;
  • Agroturizmi në Veri të Shqipërisë, arritjet dhe sfidat.

Në seancën e dytë u zhvillua puna në gupe sipas modelit world café.

Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe në të cilët ndodheshin aktorë të ndryshëm. Stafi RASP shkoi në çdo grup dhe mblodhi informacionet sipas temave të renditura më poshtë.

Puna në grupe synonte të analizonte dhe indetifikonte këto tema:

  • Agroturizmin;
  • Bashkëpunimin/ Rrjetëzimin;
  • Turizmin rural;
  • Politikbërjen.

Pas mbledhjes së informacionit të nevojshëm nga pjesmarrësit, Stfi i RASP  i prezantoi para audiencës.

Puna në grupe rezultoi e sukseshme, u mblodhën informacionet e nevojshme të cilat do t’i shërbejnë ekspertëve për të vazhduar punën më tej.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *