Blog

Sipas letër mareveshjes me FAO (Organizaten e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) për zbatimin e projektit “Mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të agroturizmit në Shqipëri“, RASP organizoi më 29 Mars 2022 ne qytetin e Përmetit workshopin me temë “Identifikimi i nevojave dhe sfidave për ndërmarrjen e veprimeve për të mbështetur zhvillimin e agroturizmit”

Qëllimi i workshopit ishte:

  • Prezantimi i projektit dhe i aktorëve të tij;
  • Identifikimi i sfidave për ndërmarrjen e veprimeve për të mbështetur agroturizmin;
  • Identifikimi i nevojave për mbështetje institucionale dhe ngritjen e kapaciteteve;

Në workshop morën pjesë aktorë të ndryshëm: fermerë, përfaqësues nga bujtina, agroturizme restorante, përfaqësues nga guida turistike, përfaqësues nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, përfaqësues nga Bashkia Permet, nga CESVI (organizatë Italiane qe operon ne Permet), përfaqësues nga Sherbimi Keshillimor Bujqësor.

Workshopi u zhvillua në dy seanca: Gjatë seancës së parë u prezantuan:

  • Projekti dhe lidhja e tij me agroturizmin;
  • Agroturizmi: Metodat që duhet të ndiqen;
  • Agroturizmi në Veri të Shqipërisë, arritjet dhe sfidat.

Në seancën e dytë u zhvillua puna në grupe. Puna në grupe u realizua sipas modelit world café. Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe të veçanta dhe 3 persona nga stafi i RASP u ulën tek secili grup duke marë informacionet e nevojshme sipas çështjeve të shkruara më poshtë.

Gjatë punës në grupe u analizuan keto çeshtje:

  • Agroturizmi;
  • Bashkëpunimi/ Rrjetëzimi;
  • Turizmi rural;
  • Politikbërja.

Pas mbledhjes së informacionit në çdo grup stafi i RASP i prezantoi para pjesëmarrësve. Këto rezultate do t’u shërbejnë ekspertëve të RASP për të vazhduar më tej punën.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *