Sipas Letër Marrëveshjes me FAO (Organizaten e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) për zbatimin e projektit “Mbështetja e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agroturizmit në Shqipëri“ organizata RASP zhvilloi workshopin e tretë me temë “Identifikimi i nevojave dhe sfidave për ndërmarrjen e veprimeve për të mbështetur zhvillimin e agroturizmit”. Workshopi u zhvillua në Korçë më datë 05 Prill 2022.
Synimet e workshopit ishin:
- Prezantimi i projektit dhe i aktorëve të tij;
- Identifikimi i sfidave për ndërmarrjen e veprimeve për të mbështetur agroturizmin;
- Identifikimi i nevojave për mbështetje institucionale dhe ngritjen e kapaciteteve.
Pjesëmarrës të ftuar ishin: përfaqësues nga Shërbimi Këshillmor, përfaqësues nga QTTB (Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore) Korçë, përfaqësues nga universiteti i Korçës, fermerë agropërpunues, përfaqësues nga Shoqata e Agroturizmit, përfaqësues nga bujtina dhe subjekte agroturizmi.
Zhvillimi i workshopit u realizua në dy seanca të ndryshme: Në seancën e parë u prezantuan:
- Projekti dhe lidhja e tij me agroturizmin;
- Agroturizmi: Metodat që duhet të ndiqen;
- Agroturizmi në Veri të Shqipërisë, arritjet dhe sfidat.
Në seancën e dytë u zhvillua puna në gupe sipas modelit world café. Pjesëmarrësit u organizuan në tre grupe, në tre tryeza të veçanta ku secili grup përmbante aktorë të ndryshëm. Stafi i RASP mblodhi informacionet e nevojshme nga secili prej grupeve duke u referuar në temat e mëposhtëme:
- Agroturizmi;
- Bashkëpunimi/ Rrjetëzimi;
- Turizmin rural;
- Politikbërja.
Pas trajtimit të temave në secilin grup stafi i RASP arriti të mbledhë informacionet synuara, dhe në fund të seancës së dytë u bë një përmbledhje e shkurtër e tyre.
Rezultatet e arrira të këtij workshopi do të shërbejnë për të vazhduar punën më tej.