Më 5 Nëntor 2020, RASP organizoi workshopin “Zhvillimi i Agroturizmit si një alternativë për diversifikimin e aktiviteteve bujqësore” në kuadrin e LoA me FAO. Workshopi u organizua në mjediset e Agriturism Huqi, në zonat rurale të Bashkisë së Durrësit.
Qëllimi i Workshopit ishte:
- të sensibilizonte aktorë të ndryshëm të agroturizmit,
- të prezantonte draftin e Dokumentit të Pozicionimit për Agroturizmin, të përgatitur nga një ekip ekspertësh, dhe
- përfshirjen e aktorëve në një rrjet të agroturizmit.
Në këtë workshop morrën pjesë përfaqësues nga FAO, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, GIZ, Akademia, bizneset e agroturizmit, OJQ-të etj. Prezantimi kryesor mbi agroturizmin në Shqipëri, tipologjinë, problemet dhe rekomandimet e tij u bë nga Dr. Shpresim Domi, ekspert i agroturizmit në Shqipëri. Prezantime të tjera nga palë të ndryshme të interesit analizuan aspekte të agroturizmit, si siguria ushqimore në agroturizëm, përdorimi i varieteteve lokale dhe produkteve tradicionale, kulturës etj. Profilet e agroturizmit në komunat e Malësisë së Madhe dhe Belësh u prezantuan nga përfaqësuesit e komunave.
Diskutimet nga akademia, bizneset private, OJQ-të prekën aspekte të ndryshme të agroturizmit dhe dhanë një kontribut të pasur në rezultatet e seminarit. Ato do të përfshihen në Dokumentin e Pozicionit.