Blog

Në kuadër të projektit “Mbështetja e Territoreve me Vlerë të Lartë Natyrore në Ballkanin Perëndimor” financuar nga Ministria e Europes dhe Puneve te Jashtme e Frances. RASP ka realizuar një Diagnozë të Shpejtë të Situatës së pastoralizmit te lidhur me produktin GI për zonën e Hasit.

Studimi është bazuar në Metodologjinë e Diagnostikimit të Shpejtë, dhe është fokusuar:

  • Në përshkrimin e territoreve me vlerë të lartë natyrore dhe produktit të tyre me tregues gjeografik – GI (përshkrimin e territorit, përshkrimin e produktit dhe aspektin ekonomik të GI);
  • Në rëndësinë e veprimeve kolektive të GI dhe menaxhimit të cilësisë (menaxhimi kolektiv i GI, menaxhimi i cilësisë dhe skema kombëtare e GI); dhe
  • Në vlerësimin analitik mbi impaktin e produktit GI (Ndikimi agro-ekologjik & socio-ekonomik i GI, Efektiviteti i GI dhe mbështetja kombëtare dhe rajonale për skemat e cilësise);

Në përfundim të këtij Studimi është përgatitur një Plan Veprimi që prioritizon nevojat e ndërhyrjeve për të ardhmen, që mund të ndahet me partnerët/operatorët e interesuar për të kontribuar në këtë drejtim.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *