Blog

Organizata RASP – Rural Association Support Programme, organizoi në Korçë me datë 17 shtator 2020, workshopin trajnues me temë: Standardet e Sigurisë ushqimore në prodhimin në fermë dhe legjislacioni ushqimor. Ky workshop u organizua në kuadër të Projektit: “Rritja e kapaciteteve të fermerëve dhe aktorëve të tjerë në diversifikimin e aktiviteteve rurale”, të financuar nga FAO (Food Organization of the United Nations).

Pjesëmarrësit në këtë workshop përfaqësonin kryesisht fermerë dhe prodhues të produkteve bujqësore dhe blegtorale, të frutikulturës, bimëve mjekësore, agro-turizmit, etj, si dhe specialistë të zyrës së Shërbimit Këshillimor.

Në fokusin e trajnimit ishin tematika që lidhen me: Sistemet e Sigurimit të Cilësisë & Sigurisë Ushqimore; Sistemi HACCP & Programet paraprake; Praktikat e mira të Sigurisë Ushqimore; etj.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *