Blog

Organizata RASP – Rural Association Support Programme, organizoi me datë 19 Dhjetor 2019, në Hotel “Ujëvara” në Belsh, workshopin me temë: Sensibilizimi i aktorëve lokale për diversifikimin e produketeve dhe aktiviteteve në Bashkinë e Belshit. Ky workshop u organizua në kuadër të Projektit: “Rritja e kapaciteteve të fermerëve dhe aktorëve të tjerë në diversifikimin e aktiviteteve rurale”, të financuar nga FAO (Food Organization of the United Nations).

Workshopi u organizua nga RASP në bashkëpunim me Bashkinë e Belshit dhe synonte sensibilizimin e fermerëve dhe prodhuesve rurale të kesaj zone në lidhje me diversifikimin e fermave dhe produkteve si dhe identifikimin e nevojave të fermerëve për ngritje dhe forcim të kapaciteteve të tyre në zhvillimin dhe diversifikimin e produkteve dhe për mundësinë e përfitimit nga fondet e IPARD të BE dhe skemave kombëtare për bujqësinë.

Pjesëmarrës në këtë workshop ishin përfaqësues të Bashkisë Belsh, specialistë të zyrës së shërbimit ekstensiv të Elbasanit dhe Belshit, fermerë dhe prodhues të produkteve bujqësore dhe blegtorale, të frutikulturës, bimëve mjekësore, agro-turizmit, etj.

Në workshop mori pjesë përfaqësuesi i Zyrës së FAO në Shqipëri z. Ilir Halilaj, i cili duke përshëndetur të pranishmit bëri një paraqitje të misionit dhe vizionit të zyrës së FAO në Shqipëri  në mbështetje të aktiviteteve bujqësore dhe fermave të vogla dhe familjare në disa zona rurale të vendit.

Nëpërmjet prazantimeve ne ppt nga ekspertët e RASP dhe eksperti i FAO u trajtuan çështje që lidhen me diversifikimin e produkteve, të aktiviteteve dhe shërbimeve në zonën rurale të Belshit si dhe u informuan per mundesine për aplikim te fermerëve dhe prodhuesve të kësaj zone në programin e IPARD të financuar nga BE dhe për mbështetje te tjera nga skemat kombëtare për bujqësinë.

Sesioni i ushtrimit në tryeza të veçanta, me disa grupe fermerësh të organizuar sipas produkteve/aktiviteteve të veçanta si: të prodhimit dhe përpunimit të produkteve të blegtorisë, të bimëve mjekësore/aromatike, të hortikulturës, të agroturizmit etj evidentoi problematika si dhe nevojën për mbështetje të kapaciteteve të fermerëve dhe prodhuesve në lidhje me cilësinë e produkteve, të kooperimit të fermerëve dhe prodhuesve, të aspekteve të marketingut si dhe njohjes dhe përmbushjes së kritereve dhe standarteve të cilësisë që kërkon tregu.

Aktivitetet në vazhdim në këtë Bashki do të fokusohen kryesisht në ofrimin e ekspertizës dhe trajnimeve për specialistët e shërbimit ekstensiv dhe fermerët e zonës kryesisht në fushat e diversifikimit të produkteve, kooperimit të fermerëve dhe prodhuesve, të marketingut, standarteve të cilësisë, etj.

This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9526.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9480.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9476.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9472.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9535-1.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9537.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9544-2.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9547-1.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9554.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9555.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9558.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9561.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9564.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9566.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9568.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9570.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9577.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9582.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is IMG_9588-1.jpg

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *