Blog

Bazuar ne Leter Marreveshjen me FAO (Organizaten e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) per zbatimin e Projektit “Mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të agroturizmit në Shqipëri“,  Organizata RASP (Rural Association Support Programme)  organizoi më datë 10 Shkurt 2022 në Reç të Malësisë së Madhe workshopin me temë “Identifikimi i varieteteve lokale të bimëve dhe kafshëve si një mjet për ruajtjen e agrobiodiversitetit dhe promovimin e produkteve lokale/organike/GI në mbështetje të agroturizmit”.

Qëllimi i këtij workshopi ishte: Prezantimi i projektit, aktiviteteve dhe outputeve te tij; Sensibilizimi i ktorëve për vlerën dhe rendesine e agrobiodiversitetit; Evidentimi i resurseve gjenetike bimore dhe shtazore; Evidentimi i mundesive dhe menyrave për përdorimin e ketyre resurseve gjenetike në mbeshtetje te agroturizmit.

Pjesëmarrës në workshop ishin fermerë, ekstensionistë, student, përfaqësues nga Agro Reçi (Organizatë fermerësh), Organizata Vis Albania (OJQ Italiane që operon në zonë) gjithashtu dhe përfaqësues nga Bashkia Malësi e Madhe.

Workshopi u zhvillua në dy seanca të vecanta. Në seancen e parë u prezantuan:

  • Projekti, aktivitetet dhe lidhja e tij me agrobiodiversitetin,
  • Zhvillimi i Turizmit në Malesinë e Madhe dhe përdorimi i aseteve lokale në funksion të agroturizmit;
  • Varietetet lokale të bimëve, tradita dhe përdorimi i mundshëm i burimeve gjenetike lokale në agroturizëm

Seanca e dytë kishte karakter praktik dhe gjithpërfshirës.

Pjesëmarresit u organizuan në tre grupe, në tryeza të vecanta, respektivisht grupi i aktoreve të angazhuar në: Bimët medicinale & aromatike; grupi i angazhuar në produktet bujqësore dhe grupi i angazhuar në aktivitete blegtorale.

Puna në secilin grup synonte të identifikonte dhe analizonte:

  • Burimet gjenetike lokale dhe potencialin e tyre në zhvillimin e agroturizmit;
  • Lidhja e resurseve gjenetike me traditën, ceremonitë etj;
  • Shfrytezimin e resurseve gjenetike autoktone në agroturizëm;
  • Nevojat për rritje kapacitetesh në lidhje me ruajtjen e burimeve gjenetike lokale dhe përdorimin e tyre në agroturizëm;
  • Nevojat për mbështetje institucionale.

Gjetjet dhe lista e produkteve të burimeve gjenetike dhe varieteteve lokale të zonës në bujqësi, blegtori dhe bimët aromatike mjekësore (BMA) u prezantuan nga nje perfaqesues i çdo grupi.

Rezultatet e ketij workshopi do t’u sherbejnë eksperteve të RASP për të vazhduar punen me sigurimin e informacioneve më të detajuara dhe vleresimin e potencialeve të agrobiodiversitetit për të mbështetur më mirë zhvillimin e agroturizmit në këtë rajon.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *