Blog

Në kuadër të projektit “Mbështetja e Territoreve me Vlerë të Lartë Natyrore në Ballkanin Perëndimor” financuar nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme e Francës, RASP organizoi me datë 19 shkurt 2025 në Krumë një takim ku morën pjesë përfaqësues të shoqatës së blegtorëve të Dhisë së Hasit, përfaqësues të Bashkisë Has, të zyrës rajonale të bujqësisë, të zyrës së  pyjeve dhe kullotave Has dhe aktorë të tjerë lokal që lidhen me Dhinë e Hasit.

Takimi kishte për qëllim të diskutojë mbi problematikat dhe sfidat aktuale me të cilat përballen blegtorët e këtij rajoni si dhe të shqyrtojë një plan veprimi konkret për mbështetjen në vazhdimësi të Dhisë së Hasit, e veçanërisht produktit me tregues gjeografik “Mish i kecit të Hasit”.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *