Blog

RASP po implementon projektin “Fuqizimi i Rolit të Komunitetit në Planifikimin Strategjik për Zhvillim lokal” në rrethet e Kukësit dhe të Hasit financuar nga Balkan Trust Democracy. Një nga vecoritë e këtij projekti është se RASP do përfshijë disa organizata lokale në punën me komunitetin për të rritur ndërgjegjësimin dhe aktivizimin e përfaqësuesve të komunitetit në planifikimin strategjik për zhvillimin lokal. Organizatat lokale që do përfshihen janë Qëndra “Progres”; shoqata “Alb-Aid”, Qëndra e Këshillimit Grave dhe Shërbimeve Sociale, shoqata “Integrimi”. Për t’i paraprirë këtij projekti RASP në bashkëpunim me Tacso Albania kanë realizuar trajnimin me titull “Përfshirja e shoqërisë civile dhe komunitetit në vendimarrje”. Për t’u përmendur është fakti që si metodologji trajnimi për përfshirjen e komunitetit do aplikohet Kodi i Praktikës së Mirë mbi pjesëmarrjen civile në vendimarrje, një metodologji e mirëpritur nga Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale të Evropës  si dhe Asambleja Parlamentare e Keshillit të Evropës.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *