Organizata RASP – Rural Association Support Programme, organizoi në Korçë më datë 13 gusht 2020, workshopin trajnues me temë: “Aksesi në Financa dhe Menaxhimi Financiar i Fermës”. Ky workshop u organizua në kuadër të Projektit: “Rritja e kapaciteteve të fermerëve dhe aktorëve të tjerë në diversifikimin e aktiviteteve rurale”, të financuar nga FAO (Food Organization of the United Nations).
Pjesëmarrësit në këtë workshop përfaqësonin fermerë dhe prodhues të produkteve bujqësore dhe blegtorale, të frutikulturës, bimëve mjekësore, agro-turizmit, etj, përfaqësues të Bashkisë Korçë, Specialistë të zyrës së Shërbimit Këshillimor, të QTTB Korçë, të institucioneve financiare/mikrofinanciare, etj.