Në kuadër të Projektit: “Zhvillimi i kapaciteteve të fermerëve dhe aktorëve të tjerë për diversifikimin ekonomik brenda dhe jashtë fermës” të financuar nga FAO (Food Organization of the United Nations), Organizata RASP – Rural Association Support Programme, organizoi me datë 17 shtator 2020 në Bashkinë e Belshit workshopin trajnues me temë “Aksesi në Financa dhe Menaxhimi Financiar i Fermës”, me pjesemarrjen e fermerëve dhe prodhuesve të produkteve bujqësore e blegtorale të zonës, përfaqësuesve të Bashkisë Belsh dhe specialistëve të Shërbimit Këshillimor.
Çeshtjet e trajtuara në këtë workshop kishin të bënin me mbajtjen e të dhënave të fermës, mënyrën e aplikimit për kredi bankare, aplikimi për grante kombëtare në fushën e bujqësisë si dhe Skemat e Garancisë për kreditë rurale.



