Më datë 19 gusht 2020, Organizata RASP – Rural Association Support Programme, organizoi në Bashkinë e M. Madhe workshopin trajnues me temë “Standardet e Sigurisë ushqimore në prodhimin në fermë dhe legjislacioni ushqimor”, me pjesëmarrjen e fermerëve dhe prodhuesve të produkteve bujqësore & blegtorale të zonës, përfaqësuesve të Bashkisë M. Madhe dhe specialistëve të shërbimit këshillimor.
Trajnimi u fokusua në çështje të tilla si: Sistemet e Sigurimit të Cilësisë & Sigurisë Ushqimore; Sistemi HACCP & Programet paraprake; Praktikat e mira të Sigurisë Ushqimore; etj.