Në bazë të Letër Marrëveshjes me FAO (Organizaten e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë) për zbatimin e projektit “Mbështetja e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agroturizmit në Shqipëri“ organizata jonë përfundoi workshopin e tretë me temë “Identifikimi i varieteteve lokale të bimëve dhe kafshëve si një mjet për ruajtjen e agrobiodiversitetit dhe promovimin e produkteve lokale/organike/GI në mbështetje të agroturizmit”. Ky workshop u zhvillua në Korçë më datë 23 Shkurt 2022.
Workshopi kishte për qëllim disa pika:
Prezantimi i projektit, aktiviteteve dhe outputeve të tij; Sensibilizimi i aktorëve për vlerën dhe rëndesinë e agrobiodiversitetit; Evidentimi i resurseve gjenetike bimore dhe shtazore; Evidentimi i mundesive dhe mënyrave për përdorimin e ketyre resurseve gjenetike në mbeshtetje të agroturizmit.
Të ftuar në workshpo ishin përfaqësues nga Bashkia Korçë, Specialistë të Shërbimit Këshillmor, Specialistë nga QTTB (Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore), Pedagog nga Universiteti i Korçës, Veterinerë dhe Fermerë.
Organizimi i workshopit u bë në dy seanca. Në seancën e parë u prezantuan:
- Projekti, aktivitetet dhe lidhja e tij me agrobiodiversitetin,
- Zhvillimi i Turizmit në Përmet dhe përdorimi i aseteve lokale në funksion të agroturizmit;
- Varietetet lokale të bimëve dhe, tradita dhe përdorimi i mundshëm i burimeve gjenetike lokale në agroturizëm.
- Resurset gjenetike lokale të kafshëve.
Zhvillimi i seancës së dytë u realizua duke punuar në grupe. Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe: Grupi që përfaëson fushën e blegtorisë; Grupi që përfaqëson permimet; Grupi me pjesëmarrës që përfaqëson frutikulturën.
Puna në seciin grup synonte të analizonte:
- Burimet gjenetike lokale dhe potenciali i tyre në zhvillimin e agroturizmit;
- Lidhja e resurseve gjenetike me traditën, me festat dhe ceremonitë, etj;
- Shfrytezimi i resurseve gjenetike autoktone në agroturizëm;
- Nevojat për rritje kapacitetesh në lidhje me ruajtjen e burimeve gjenetike lokale dhe përdorimin e tyre në agroturizëm;
- Nevojat për mbështetje institucionale.
Grupet nxorrën konkluzionet e tyre përkatëse të cilat u prezantuan nga një përfaqësues i secilit grup.
Këto konkluzione u shërbejnë ekspertëve të RASP për të vazhduar punën me sigurimin e informacioneve më të detajuara dhe vleresimin e potencialeve të agrobiodiversitetit për të mbështetur më mirë zhvillimin e agroturizmit në këtë rajon.