RASP është një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 1997 e fokusuar ne veprimtarine e saj në fushën e zhvillimin rural.
RASP operon me staf permanent në Tiranë, lehtësues lokale dhe ekspertë të kontraktuar/angazhuar në periudha të veçanta sipas Projekteve dhe Programeve që zbaton.
Aktivitetet e RASP janë mbështetur nga disa burime financimi: Organizata e Kombeve te Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO); Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD), FFEM (Le Fonds Français pour l’Environnement Mondial), Agjencia Franceze per Zhvillim (ADF), Bashkimi Europian (EU), Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Ministria e Bujqësise dhe Zhvillimit Rural, Fondi i Visegradit, USAID, UNDP.
RASP ka ndërtuar gjate këtyre viteve bashkepunime dhe partneritete me organizata të ndryshme. RASP është një nga organizatat themeluese të Rrjetit Kombëtar Shqiptar–ANRD. Partneritete të rëndësishme janë ndërtuar me organizata si NETRDA, Universitetin Bujqësor të Tiranës, ISETNJ, DSA, RDA, AgroPuka, Agrinet, VIS Albania, CESVI Përmet, etj.
Misioni i RASP është të kontribuojë në zhvillimin rural të qëndrueshëm nëpërmjet promovimit dhe inkurajimit të inisiativave dhe aktiviteteve ekonomike të fermerëve dhe shoqatave rurale, në shfrytëzimin më të mirë të burimeve natyrore, kulturore dhe njerëzore për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm, për të përmirësuar jetesën dhe reduktuar varferinë.
RASP e përmbush misionin e tij në disa mënyra:
- Ngritje kapacitetesh për fermeret, grupe dhe shoqata fermerësh dhe profesionistë që punojnë në sektorë të ndryshëm të zhvillimit rural;
- Trajnime profesionale për specialistët e zyrave të Shërbimit të Ekstensionit Bujqësor dhe Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore, etj.
- Kryerje të vlerësimeve, vëzhgimeve në terren, studimeve dhe analizave në tematika dhe çështje që lidhen me zhvillimin rural; dentifikimin e nevojave dhe përgatitjen e projekt-propozimeve, menaxhimin e projekteve, monitorimin dhe vlerësimin.
- Mbështetje në Zhvillimin e hallkave të zinxhirëve të vlerës për produkte të ndryshme lokale bujqësore dhe blegtorale.
- Mbështetje në ruajtjen e burimeve natyrore, biodiversitetit të kafshëve dhe bimëve, peisazheve etj;
- Trajnime profesionale dhe asistim për përfituesit e mundshëm të skemës së IPARD ose skemave kombëtare të mbështetjes për të aplikuar për fondet e disponueshme të Qeverise dhe të BE.
- Mbështetje per zhvillimin e agroturizmit të qëndrueshëm në Shqipëri nepermjet identifikimit te zonave potenciale të agroturizmit në Shqipëri te bazuar në varietetet lokale bimore/produktet shtazore si dhe promovimit te praktikave të mira për një zhvillim të qëndrueshëm të agroturizmit; ruajtjen dhe valorizimin e biodiversitetit për zhvillim të qëndrueshëm rural, etj.