Programet tona ndihmojne komunitetin
Ne jemi pranë zonave rurale për të zhvilluar aftësitë e duhura të banorëve në mënyrë që të rritet statusi ekonomik dhe të përmirësohet standarti i jetesës në komunitetet ku ata jetojnë
RASP, synon të rrisë kapacitetet e grupeve duke nxitur të dyja gjinitë të bashkëpunojnë, ndërkohë që i shikon palët si elementë të domosdoshëm të zhvillimit të shoqërisë. Përfshirja dhe trajnimi i të dyja gjinive do të bëjë të mundur rritje të të ardhurave ekonomike të familjes, produkte më cilësore si dhe qëndrueshmëri të aktiviteteve të ndryshme.
