Objektivi i përgjithshëm i projektit: Mbështetja e grupeve të prodhuesve me iniciativa TGJ dhe forcimi i njohjes dhe mbrojtjes së tyre duke synuar produktet baritore dhe lokale për të kontribuar në mbështetjen e sektorëve me vlerë shumë të lartë mjedisore (biodiversiteti, klima) të cilët janë ende pak ose jo të përfshirë në politikat kombëtare bujqësore.
Ky projekt synon të mbështesë 5 grupe prodhuesish/mbareshtuesish në 5 vende të Ballkanit, Kosovë, Shqipëri, Bosnnjë dhe Herzegovinë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, të angazhuar për të promovuar cilësinë e prodhimit të tyre bujqësor nga mjedise me Vlere të lartë mjedisore duke përdorur një TGj ose AO, në kuadër të përfshirjes së praktikave agropastorale në Trashëgiminë Botërore jomateriale të UNESCO-s dhe zhvillimit të agroturizmit në qendër të strategjive të konverguese së këtyre vendeve.
Në Shqipëri, grupi i mbarështuesve të dhive të Hasit do të mbështetet për të vazhduar zhvillimin dhe promovimin e TGj tashmë të regjistruar të Kecave të Hasit.
Projekti gjithashtu mbështet zbatimin e agjendës së gjelbër të Ballkanit Perëndimor duke ruajtur biodiversitetin dhe fiksimin e karbonit në zonat agropastorale të njohura si me vlera të larta mjedisore.