Blog

RASP në zbatim të projektit  “Farm-Tour  Zhvillimi i Agroturizmit në zonat  Veriore të Shqipërisë dhe në ato Lindore të Malit të Zi”, financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit IPA Cross Border Albania-Montenegro,  organizoi me datën 15 Shtator 2012 në fshatin Valbonë të Komunës Margegaj “Panairin e Agroturizmit”.

Në panair u promovuan rreth 65 produktet vendore të rajonit si perime, fruta, recelra, mjalt, gatime tradicionale,  prodhime blegtorale e nënprodukte të përpunuara prej tyre për  shijen e cilësinë e veçantë që ato kanë. Gjithashtu u prezantuan elementë marketingu të disa produkteve si etiketa dhe amballazhe të personalizuara. Në panair morën pjesë rreth 20 fermerë prodhues dhe që kanë elementë të zhvillimit të agroturizmit nga Komunat Margegaj, Shishtavec, Fierzë dhe më gjerë fermerë të tjerë prodhues nga i gjithë rajoni. Po kështu ishte i pranishëm dhe grupi prej 10 fermerësh dhe specialistësh të komunave dhe të organizates partnere RTO Bjelasica & Komovi nga Mali i Zi të përfshirë në projekt.

Fjalën e mirëseardhjes e mbajti Kryetari i Komunës mikpritëse Margegaj, Z. Rexh Byberaj. Prezantimi i projektit “Farm- tour: Zhvillimi i Agroturizmit në Zonën Veriore të Shqipërise dhe në Zonën Lindore të Malit të Zi” u bë nga Drejtori i Projektit Z. Petrit Dobi nderkohe qe Zj.Tatjana Drakula Medenica “RTO” partneri i Malit Të Zi prezantoi temën “Partneritet me organizatat e Malit të Zi, një rrugë tashmë e shtruar”.

Grupi i këngetarëve dhe valltarëve të Shtëpisë së Kulturës “Bajram Curri” me këngët dhe vallet e bukura tropojane krijuan një ambjent mjaft festiv gjatë gjithë zhvillimit të aktivitetit.

Pastaj pjesmarrësit vizituan panairin dhe shijuan të gjitha produktet dhe gatimet tradicionale që ishin paraqitur. Panairin e vizituan dhe shumë turistë vendas e të huaj që ndodheshin në Valbonë. Ky event u mbulua nga media televizive dhe e shkruar.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *