Blog

Planet e Menaxhimit të Mjedisit në Kuadër të Nxitjes së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit

RASP implementoi një program për hartimin e “Planeve të Menaxhimit të Mjedisit në Kuadër të Nxitjes së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit” Projekti u realizua në Komunën Shishtavec, të rrethit të Kukësit dhe Margegaj, dhe rrethit të Tropojës nën financimin e Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore (MADA). Projekti zbatoi “Kodin e Praktikës së Mirë për përfshirjen e komunitetit në vendimarrje. RASP tashmë ka një përvojë të gjerë në përfshirjen e komunitetit në vendimmarje. Metodologjia është perfeksionuar gjatë zbatimit të një sërë projektesh të organizatës. Në këtë projekt RASP angazhoi disa ekspertë të shquar të fushës së pyjeve, biodiversitetit, turizmit dhe ekonomisë.

Fuqizimi i Rolit të Komunitetit në Planifikimin Strategjik për Zhvillim Lokal

RASP implementoi projektin “Fuqizimi i Rolit të Komunitetit në Planifikimin Strategjik për Zhvillim Lokal” në rrethet e Kukësit dhe të Hasit i cili u financua nga Balkan Trust Democracy. Një nga vecoritë e këtij projekti ishte se RASP përfshiu disa organizata lokale në punën me komunitetin për të rritur ndërgjegjësimin dhe aktivizimin e përfaqesuesve të komunitetit në planifikimin strategjik për zhvillimin lokal. Organizatat lokale që u përfshinë janë: “Qëndra “Progres”; shoqata “Alb-Aid”, “Qëndra e Këshillimit të Grave dhe Shërbimeve Sociale” dhe shoqata “Integrimi”. Për t’i paraprirë këtij projekti RASP në bashkëpunim me TACSO Albania kanë realizuar trajnimin me titull “Përfshirja e Shoqërisë Civile dhe Komunitetit në Vendimmarrje”. Për t’u përmendur është fakti që si metodologji trajnimi për përfshirjen e komunitetit u aplikua Kodi i Praktikës së Mirë mbi pjesëmarrjen civile në vendimarrje, një metodologji e mirëpritur nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Evropës  si dhe Asambleja Parlamentare e Keshillit të Evropës.                                                                       

Hartimi i Planeve të Zhvillimit të Turizmit dhe Ruajtjes së Mjedisit në Komunat Petrelë, Baldushk dhe Bërzhitë

RASP përfundoi projektin “Hartimi i Planeve të Zhvillimit të Turizmit dhe Ruajtjes së Mjedisit në Komunat Petrelë, Baldushk dhe Bërzhitë” në kuadrin e Fondit të Partneritetit për Inovacion të Fondacionit ALCDF. Projekti u realizua në bashkëpunim me të treja komunat dhe me një pjesëmarrje të gjerë të përfaqësuesve të grupeve të interesit, aktorëve të turizmit dhe komunitetit. RASP implementoi një metodologji tashmë e rezultuar e suksesshme në projekte të mëparshme të organizatës, siç është rasti i projektit në Pukë për “Hartimin e Planit të Turizmit të  Pukës.” Nëpërmjet këtij projekti u evidentouan resurset historike, kulturore dhe natyrore të zonës, u përcaktuan prioritetet dhe u hartua Plani i Zhvillimit të Turizmit dhe Mjedisit i Komunave Petrelë, Bërzhitë, Baldushk i detajuar me veprime dhe ndërhyrje konkrete. Resurset turistike të zonës u promovuan përmes publikimit të broshurave turistike dhe krijimit të faqeve të internetit për Komunat Petrelë, Berzhitë dhe Baldushkut me fokus kryesor turizmin dhe evidentimin e avantazheve turistike që ofrojnë këto komuna për vizitorët vendas dhe të huaj.

Identifikimi dhe Promovimi i Ushqimit Lokal dhe Gastronomisë si një Vlerë për Zhvillimin e Shërbimit Turistik dhe Fuqisë Punëtore në Rajonin e Korçës

Në vitet e fundit, RASP ka zbatuar një program të gjerë për identifikimin dhe promovimin e produkteve tradicionale të vendit në zona të ndryshme. Ky program përfshin eksplorime në zonat më të thella për të evidentuar dhe më pas promovuar këto produkte si një pjesë mjaft e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe një resurs mjaft i vlefshëm për zhvillimin e turizmit dhe rritjen e të ardhurave për popullsinë nga ky sektor. Programi për identifikimin dhe promovimin e produkteve tradicionale të vendit, i ndërmarrë nga RASP u implementua dhe në rrethin e Korçës nëpërmjet projektit “Identifikimi dhe Promovimi i Ushqimit Lokal dhe Gastronomisë si një Vlerë për Zhvillimin e Shërbimit Turistik dhe Fuqisë Punëtore në Rajonin e Korçës” financuar nga Rritje Albania, USAID. Ky projekt realizoi identifikimin e gatimeve tradicionale të rajonit të Korçës, publikimin e kësaj tradite në një katalog dhe promovimin e këtyre aktiviteteve me qëllim përmirësimin e shërbimit turistik dhe ngritjen e kapaciteteve të fuqisë punëtore. Në këtë projekt u perfshinë një numër i madh aktorësh si nga pushteti lokal gjithashtu edhe nga bizneset e zonës, studentët e shkollës Profesionale Ekonomike të Korçës dhe Pogradecit por jo vetëm. Ky projekt ishte mjaft dinamik duke qenë se kishte mjaft diversitet midis pjesëmarrësve dhe ata sollën me vete eksperienca dhe perspektiva të shumëllojshme.

Identifikimi dhe Promovimi i Produkteve Lokale të Bujqësisë, Agropërpunimit dhe Gastronomisë Tradicionale në Rajonin e Kukësit

RASP në partneritet me qendrën PROGRESS realizoi projektin “Identifikimi dhe Promovimi i Produkteve Lokale të Bujqësisë, Agropërpunimit dhe Gastronomisë Tradicionale në Rajonin e Kukësit” financuar nga grantet e vogla të “Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar në Rajonin e Kukësit” zbatuar nga PNUD. Në kuadër të këtij projekti, u publikua dhe promovua “Katalogu i Produkteve Ushqimore Tradicionale të Qarkut të Kukësit”. Kjo përvojë pozitive do vazhdojë të zbatohet edhe në rajone të tjera të vendit, ku puna tashme ka filluar.

Zëvendësimi i Burimeve Natyrore të Bimëve Medicinale në Shqipëri

RASP vazhdon implementimin e projektit me titull “Zëvendësimi i Burimeve Natyrore të Bimëve Medicinale në Shqipëri”, në bashkëpunim me Federatën e Fermerëve të Qarkut Kukës. Ky projekt u financua nga Fondacioni ENVIRON

Përfshirja e komunitetit dhe Shoqërisë Civile në Planifikimin Strategjik për Zhvillimin e Sektorit të Turizmit dhe Mjedisit në Rajonin e Kukësit

“Përfshirja e komunitetit dhe Shoqërisë Civile në Planifikimin Strategjik për Zhvillimin e Sektorit të Turizmit dhe Mjedisit në Rajonin e Kukësit” u implementua nga RASP dhe u financua nga BTD dhe Pushteti Lokal. Në implementimin e këtij projekti RASP bashkëpunoi në mënyrë mjaft të frytshme me projektin “Promovimin e Turizmit dhe Mjedisit në Qarkun e Kukësit” implementuar nga PNUD

Fuqizimi i Demokracisë Rurale

Fuqizimi i Demokracisë Rurale” është një program i implementuar nga RASP në periudhën 2005-2010 në zonën veriore të Shqipërisë (Pukë, Kukës dhe Has)

Rritja e Ndërgjegjësimit të Komunitetetit mbi Trafikimin e Qënieve Njerëzore

“Rritja e Ndërgjegjësimit të Komunitetetit mbi Trafikimin e Qënieve Njerëzore” në Pukë dhe Fushë Arrës është një projekt i implementuar nga RASP dhe PROGRESS me financim të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Zhvillimi i Sipërmarjeve Komunitare

“ Zhvillimi i Sipërmarjeve Komunitare” Ky projekt u realizua në Parkun Kombëtar të Butrintit,ku RASP ka implementuar elementë të zhvillimit të bujqësisë në partneritet me Fondacionin Butrinti.

Zhvillimi i Praktikave të Qëndrueshme për Prodhimin, Grumbullimin dhe Marketimin e Bimeve Aromatike dhe Mjekësore të Rrethit të Pukës

“Zhvillimi i Praktikave të Qëndrueshme për Prodhimin, Grumbullimin dhe Marketimin e Bimeve Aromatike dhe Mjekësore të Rrethit të Pukës” Ky projekt u financua nga skemat e vogla të granteve nga Ambasada Britanike. Qëllimi i projektit ishte demostrimi tek komuniteti pjesmarres i zhvillimit të metodave të qëndrueshme dhe të përsëritshme të praktikave të mira në rindërtimin e prodhimit, grumbullimit dhe tregtimit të bimëve, si një komponent integral i sistemeve të jetesës në rrethin e Pukës.

Fuqizimi i Shoqatave të Bletarëve në Kosovë dhe Shqipëri

 “Fuqizimi i Shoqatave të Bletarëve në Kosovë dhe Shqipëri.” Projekti u realizua në zonën perëndimore të Kosovës i cili u financua nga fondacioni Diana. Roli i RASP si partner lokal në këtë projekt konsistonte në identifikimin e nevojave dhe ofrimin e udhëzimeve dhe monitorimin e granteve të vogla.

Reduktimi i Varfërisë Rurale në Rrethin e Pukës në zonën Veriore të Shqipërisë Nëpërmjet Zhvillimit të Bletarisë

“Reduktimi i Varfërisë Rurale në Rrethin e Pukës në zonën Veriore të Shqipërisë Nëpërmjet Zhvillimit të Bletarisë” Ky projekt u realizua në Pukë dhe u financua nga skemat e vogla të granteve nga Ambasada Britanike.  Qëllimi i projektit është ulja e varfërisë rurale në rrethin e Pukës nëpërmjet mbështetjes së bletarisë në komunitet si një mjet për përmirësimin e jetesës. Roli i marrë nga RASP si partner lokal në këtë projekt konsistonte në menaxhimin dhe koordinimin e projektit, këshillimin, konsultimin, inputet, informacionin, trajnimin.

Disa projekte të tjera;

  • “Prodhimi dhe përpunimi i mishit me cikël të mbyllur”
  • “Prodhimi i farës hibride të misrit në shkallë të vogël”
  • “Fuqizimi i organizatave rurale dhe mikrondërmarjeve dhe ngritja e kapaciteteve të RASP për të ofruar shërbime ndaj sektorit rural”  
  • “Përmirësimi i performancës së ndërmarjeve të vogla në sektorët e farërave, hortikulturës dhe bulmetit si dhe realizimi i trainimeve për marketimin me këto grupe”  
  • “Fuqizimi i shoqatave rurale të sapo krijuara në tre sektorë (bletaria, farërat, hortikulturë), në mënyrë që këto shoqata të shërbejnë si modele të replikueshme në Shqipëri”

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *