Blog

Projekti: Ngritja e kapaciteteve të aktorëve lokalë të sektorit të agroturizmit dhe promovimi i modeleve/praktikave të mira të agroturizmit për zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme ushqimore. Marrëveshje me FAO (organizatën e Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin)

Projekti ka filluar zbatimin nga Janari 2023 dhe synon të kontribuojë në transformimin e sistemeve ushqimore për t’i bërë ato të qëndrueshme nga pikëpamja sociale, ekonomike dhe mjedisore nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të aktorëve lokalë në sektorin e agroturizmit si një nga sektorët kryesorë kontribues në sistemet ushqimore në Shqipëri. Ky Projekt pilot zbatohet në Bashkinë e Përmetit. 

Projekti synon të arrijë këto rezultate:

  • Të përmirësojë kapacitetet e aktorëve lokalë të përfshirë në sektorin e agroturizmit për të mundësuar që ky sektor të kontribuojë dhe të përfitojë nga qëndrueshmëria e sistemeve ushqimore.
  • Të promovojë modelet/praktikat e mira të agroturizmit të qëndrueshëm si një mjet për zhvillimin e qëndrueshëm të sistemeve ushqimore nëpërmjet ruajtjes dhe zhvillimit të agrobiodiversitetit.

Aktivitetet e Projektit janë të organizuara në dy grupe:

  • Grupi 1:
    • Sesione trajnimi në aspekte teknike për fermerët dhe subjektet e biznesit të vogël&mesëm të angazhuar në shërbimet e agroturizmit në zonën e Përmetit mbi menaxhimin e qëndrueshëm të varieteteve lokale të bimëve dhe drufrutoreve, duke lidhur burimet gjenetike dhe traditën me produktet ushqimore lokale si mjet për ndërtimin e qëndrueshmërisë së sistemeve ushqimore;
    • Workshope për rrjetëzimin e aktorëve lokalë (furnizues të produkteve lokale dhe të shërbimeve turistike) lidhur me krijimin e një rrjeti mes tyre;
    • Sesione trainimi mbi rrjetëzimin e furnizuesve të produkteve lokale dhe shërbimeve turistike për të hartuar paketa te plota me tematika të ndryshme të shërbimeve të agroturizmit të qëndrueshëm (d.m.th. nga aktivitetet e fermës tek restoranti dhe shërbimet e akomodimit);
    • Vizitë studimore për njësite e përzgjedhura të agroturizmit për shkëmbim njohurish/përvoje me aktorë të agroturizmit në vende të tjera të rajonit (p.sh. ne nje nga vendet e Ballkanit Perëndimor);
  • Grupi 2:
    • Përgatitja e një videoje të praktikave të mira të zbatuara në tre njësitë agroturistike në zonën e Projektit; 
    • Përgatitja, printimi dhe shpërndarja e fletëpalosjeve informative për paketën e re të shërbimit agroturistik me tematikën e ruajtjes së burimeve gjenetike lokale;
    • Organizim panairi lokal për të ekspozuar produktet ushqimore vendase dhe praktikat e mira të shërbimit të qëndrueshëm të agroturizmit;
    • Promovim i burimeve gjenetike të bimëve/varieteteve lokale nëpërmjet tre parcelave demonstruese në fermat e agroturizmit (duke përfshirë demonstrimin e mbjelljeve, shërbimeve agroteknike, etj.)

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *