Blog

Në kuadër të Vitit Ndërkombëtar të Kullotave dhe Barinjve – IYRP 2026, shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, po zbatohet një program rajonal në mbështetje të pastoralizmit në Ballkanin Perëndimor, me qëllim forcimin e komuniteteve baritore, ruajtjen e kullotave dhe mbrojtjen e trashëgimisë biokulturore të transhumancës.

Programi parashikon organizimin e Takimeve Rajonale, Kombëtare dhe Zonale të Blegtorëve gjatë periudhës 19 prill – 31 maj 2026 në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat do të kulmojnë me një Asamble Përmbyllëse të Përfaqësuesve të Blegtorëve.

Këto aktivitete synojnë të krijojnë hapësira dialogu mes barinjve, autoriteteve vendore, akademisë dhe aktorëve të tjerë, për të adresuar sfidat kryesore të pastoralizmit, përfshirë të drejtat e jetesës, menaxhimin e qëndrueshëm të kullotave dhe aksesin në politika e mekanizma mbështetës.

RASP bashke me The Grassroots Institute (TGI) eshte nje nga organizatat nismetare te ketij programi, qe realizohet në bashkëpunim me bashkitë, organizatat lokale dhe partnerë të tjerë.

Një nga rezultatet kryesore të pritshme është Deklarata e Blegtorëve të Ballkanit Perëndimor, në mbështetje të pastoralizmit të qëndrueshëm dhe objektivave të IYRP 2026.

Më shumë informacion:
www.iyrp.info | https://minoritymap.org/

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *