Blog

Projekti finacohet nga Ministria e Europers dhe e punëve të jashtme të Francës, dhe mbështetet teknikisht nga CIRAD (Qendra Franceze për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Kërkimin Bujqësor për Zhvillim)

Objektivi i përgjithshëm i projektit: Mbështetja e grupeve të prodhuesve me iniciativa në Treguesit Gjeografik -TGJ dhe forcimi i njohjes dhe i mbrojtjes së tyre duke synuar produktet lokale dhe pastorale për të kontribuar në mbështetjen e sektorëve me vlerë të lartë mjedisore të cilët janë ende pak ose të përfshira në politikat kombëtare bujqësore.

Ky projekt synon të mbështesë 5 grupe prodhuesish/mbarështuesish në 5 vende të Ballkanit, Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, të angazhuar për të promovuar cilësinë e prodhimit të tyre bujqësor nga mjedise me Vlerë të lartë mjedisore duke përdorur një Tregues Gjeografik (TGj) ose produkte të origjines (PO), në kuadër të përfshirjes së praktikave agropastorale në Trashëgiminë Botërore (jomateriale) të UNESCO-s dhe zhvillimit të agroturizmit në qendër të strategjive konverguese të këtyre vendeve.

Në Shqipëri, grupi i mbarështuesve të dhive të Hasit do të mbështetet për të vazhduar zhvillimin dhe promovimin e TGj tashmë të regjistruar të Kecave të Hasit.

Projekti gjithashtu mbështet zbatimin e axhendës së gjelbër të Ballkanit Perëndimor duke ruajtur biodiversitetin dhe përthithjen e karbonit në zonat agropastorale të njohura si zona me vlera të larta mjedisore.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *