Projektet

home / projektet

RASP ka një eksperiencë të gjatë në implementim projektesh që dëshmojnë për një bazë solide dhe serioze. Në fokus të këtyre projekteve ka qënë dhe vazhdon të jetë zhvillimi i zonave rurale, forcimi i democracisë dhe rolit të shoqërisë civile në zonat malore.

Projekte në Vazhdim

Fillon projekti i ri i financuar nga BE

Në korrik 2017 ka filluar një projekt i ri i financuar nga BE. Balkan Med INNOVA do të zbatohet nga një konsorcium prej gjashtë organizatave që vijnë nga 5 vende të ndryshme të Ballkanit.

Konsorciumi përbëhet nga:

• Instituti i Arsimit Teknologjik i Epirit - Llogaria e Veçantë për Fondet Kërkimore - DCE - Greqi

• Qendra e Përbashkët e Inovacionit e Akademisë Bullgare të Shkencave - Bullgari

• Fondacioni i Shërbimeve Ndërmarrëse të Rinisë - FYROM

• Programi i Mbështetjes së Shoqatave Rurale - Shqipëri

• Universiteti i Teknologjisë - Qipro

• QENDRA E TRAJNIMIT PROFESIONAL TË NJËSISË RAJONALE TË LESVOS S.A.-Greqi

Objektivi i përgjithshëm i BalkanMed INNOVA është që të mbështesë dy ndërmarrjet ekzistuese ose potencialet e reja të reja, përmes trajnimit, shkëmbimit të njohurive dhe ekspertizës, transferimit të teknologjisë; të mbështesë personat e tyre kyc dhe sipërmarrësit për të fituar aftësi të reja, për t'u njohur me mjedisin e biznesit në vendet e partnerëve. Të krijohen mundësi të reja biznesi, të krijojnë dhe të konsolidojnë rrjetet transnacionale në sektorët e tyre të biznesit dhe të miratojnë praktikat inovative (përmes edukimit, trajnimit dhe mentorimit). Këto objektiva lidhen drejtpërsëdrejti me objektivat e programit e cila është të mbështesë të mësuarit sipërmarrës dhe të përmirësojë aftësitë sipërmarrëse dhe konkurruese të SME-ve.

BalkanMED INNOVA synon të pasurojë njohuritë dhe kapacitetin e sipërmarrësve të rinj dhe studiuesve të fazës së hershme për të kapërcyer hendekun e informacionit, njohurisë dhe përkrahjes dhe mentorimit të specializuar. Objektivat e BallkanMed INNOVA synojnë të rrisin kapacitetin e të mësuarit sipërmarrës, të trajnojnë stafin e SME-ve në teknologji të përparuar dhe t'u ofrojnë atyre aftësitë e kërkuara në mjedisin konkurrues të biznesit ndërkombëtar. Ajo fokusohet në 4 fusha ekonomike me rëndësi të madhe strategjike për zhvillimin socio-ekonomik të vendeve të pranueshme 1. Turizmi dhe Trashëgimia Kulturore (TCH); 2. Agrobiznesi (AGRI); 3. Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (ICT4SMEs) 4. Energjia dhe Mjedisi (EE). Ai gjithashtu siguron mentorim dhe stërvitje për sipërmarrësit e mundshëm dhe përfshin stimulimin e mentalitetit sipërmarrës, inkurajimin dhe krijimin e fillimit të bizneseve inovative, dhe në përgjithësi nxisin kulturën e sipërmarrjes.

Projekti BalkanMed INNOVA synon të krijojë një territor të unifikuar të njohurive nga Shqipëria e Veriut dhe FYROM në Qipro dhe nga deti i Jonit dhe Deti Egje deri në Danub, ku do të aplikojnë mjete virtuale të bazuara dhe qasje të re për mësimin dhe formimin profesional të sipërmarrësve, teknologjisë dhe transferimit të njohurive që do të krijojë Shkollën Web. Përtej trajnimit të përbashkët, pritet që përmes veprimtarive të konsultimeve të E-tutorimit dhe të këshillimit të bashkëmoshatarëve për sipërmarrësit e rinj do të krijojnë bizneset e tyre të reja deri në fund të projektit.

 

Në qershor të vitit 2016 RASP ka filluar zbatimin iniciativave per  zhvillimin e kapaciteteve me katër grupe të fermerësh në 3 rajone të ndryshme . Këto iniciativa janë duke u zbatuar me mbështetjen e SARED .

 

Iniciativa per zhvillimin e kapacieteve te Zinxhirit te vleres te bagetive te imta : Mishi I thate I dhise

Kjo iniciative po implementohet ne rajonin e Hasit. Ne kete iniciative RASP po punon me 2 grupe fermeresh, nje grup ne Cahan dhe nje grup ne Gjinaj, te dyja gjendjen ne komunen e Hasit.

Qellimi I kesaj nisme eshte te zhvillohet nje product I ri (mish I thate I dhise, bazuar ne traditen lokale).

Situata eshte analizuar hollesisht dhe jane formuluar objektivat kryesore:

1. Te ndertohen kapacitetet e fermereve per te permiresuar procesin e tharjes dhe te sigurise ushqimore per mishin e thate.

2. Permiresimi I struktures se perpunimit dhe garantimi I standartizimi I produktit dhe I kontrollit te cilesise.

3. Zhvillimi I nje fushate promocionale per te prezantuar mishin e thate te dhise ne treg.

Kjo iniciativë për ngritjen e kapaciteteve do të vazhdojë për një vit e gjysëm, dhe do të përfshijë, trajnime të fermerëve në aspektet teknologjike të procesit të tharjes, trajnime për përmirësimin e teknikave menaxhuese, vizitë studimore, mbështetje për zhvillimin e marketingut dhe paketimit, etj. Një element i rëndësishëm do të jetë përfshirja e grave në të gjitha aspektet e ndërtimit të kapaciteteve, duke kaluar përmes trajnimeve të përshtatura posacerisht.

 

Iniciativa per zhvillimin e kapaciteteve te Zinxhirit te vleres te bagetive te imta: Rritja e prodhimit te mishit nga dhente.

Kjo iniciative po implementohet ne rajonin e Elbasanit. Ne kete iniciative RASP po punon me fermere te fshatit Shtermen. Fermeret e ketij fshati kane dy produkte kryesore. Njeri eshte prodhimi i qengjave dhe tjetri prodhimi i qumeshtit te deles.

Qellimi I kesaj nisme eshte te rrise te ardhurat e fermereve permes permiresismit te teknikave bujqesore dhe intensifikimit te prodhimit te mishit, permes aplikimit te skemes intensive te riprodhimit “tre pjellje ne dy vjet”

Objektivat kryesore te ketij projekti jane:

1. Te vendose dhe te zhvilloje sebashku nje plan me perspective per prodhimin dhe marketimin e mishit te qingjit.

2. Te rrise kapacitetin e tyre teknik dhe te permiresoje teknikat e tyre te mbareshtimit, te ushqyerit dhe te perzgjedhjes se kafsheve.

3. Te prezantoje nje teknologji te re te trajtimit hormonal per nje prodhim intensiv te qengjave (dy pjellje ne vit per njeren pjese te tufes).

4. Disa nga fermeret te aplikojne per grante nga programet e SARED per te marre mbeshtetje per investime dhe paisje qe do te perfshihen ne zinxhirin e vleres (Perpunimi, marketingu I mishit dhe permiresimi I teknologjise se kafsheve te mbareshtimit)

 

Ngritja e kapaciteteve ne kuader te zinxhirit te vleres te pemeve frutore dhe arrore: Fiku I thate

Kjo iniciative po implementohet ne rajonin e Beratit. Ne kete iniciative RASP po punon me fermere te fshatrave Roshnik, Roshnik I vogel, Mimiasm Vojnik. Ekziston nje tradite e mire ne prodhimin dhe tharjen e fiqve ne kete rajon. Pjesa me e madhe e fermereve kane nje experience te gjate ne prodhimin e fiqve, si edhe ne tharjen e tyre.

Objektivat kryesore ne kete projekt jane:

1. Te ndertoje kapacitetet e fermereve per permiresimin e procesit te tharjes dhe te sigurise ushqimore.

2. Permiresimi I infrastrukures per permiresimin e standartizimit dhe te kontralloit te cilesise.

3. Zhvillimin e nje fushate promocionale.

4. Te ngreje nje plan biznesi dhe kanale te qendrueshme te tregetise.

Kjo iniciativë për ngritjen e kapaciteteve do të vazhdojë për një vit e gjysëm, dhe do të përfshijë, trajnime të fermerëve në aspekte të procesit trajtimit te pemeve te fikut, ne teknologjine e tharjes, trajnime për përmirësimin e teknikave menaxhuese, si dhe mbeshtetje për zhvillimin e marketingut dhe paketimit, etj.

 

 

Marka e cilësisë e mishit të dhisë së Hasit

 

RASP aktualisht po zbaton projektin "Marka e cilësisë e mishit të dhisë së Hasit" në kuadër të projektit BiodivBalkans  “Ruajtja dhe valorizimi i biodiversitetit për një zhvillim të qëndrueshëm rural në malet e Ballkanit.

Qëllimi i projektit është

"Promovimi i produkteve të lidhura me origjinën, si Kecat e dhisë së Hasit,  nëpërmjet sistemit të markave të cilësisë, në rrethin e Hasit, të cilat pritet të gjenerojnë një zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë dhe ruajtjen e biodiversitetit"

Objektivat e projektit janë:

A. Të krijohet Shoqata e Dhive të rracës në Has, të promovohet një skemë e përzgjedhjes së kafshëve e cila të njihet si legjitime nga të gjithë mbarështuesit mbi bazën e një analize me pjesëmarrje, të praktikave ekzistuese të mbarështimit dhe të përzgjedhjes dhe vlerësimit të cilësive të racës; të themelohet libri i racës që të jetë në përputhje me standardet dhe kërkesat kombëtare.

B. Të ndërtohet një process i përcaktimit gjeografik për mishin e kecit të dhisë së Hasit përmes caktimin  të territorit, specifikimit të produktit (mishi I kecit të Hasit), zgjedhjes së markës më të përshtatshme dhe regjistrimit të produktit (si markë kolektive ose përcaktimi gjeografik ) , dhe krijimi i një grup prodhuesish, shpërndarja dhe reklamimi i produktit.

Projekti ka filluar në maj 2014 dhe do të përfundojë në Dhjetor 2015

 

 

Projekte të mbyllura

 

Projekti “Farm-Tour  Zhvillimi i Agroturizmit në zonat  Veriore të Shqipërisë dhe në ato Lindore të Malit të Zi”, financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit IPA Ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi është projekti më i fundit që është duke u implementuar nga RASP, si aplikant kryesor dhe nga organizata partnere Organizata Rajonale e Turizmit Bjelasica & Komovi në Mal të Zi.

 

Projekti e koncepton agriturizmin si një turizëm që lidhet me fshatin dhe aktivitetin bujqësor, përfshirë edhe praktikat tradicionale të prodhimit, përpunimit apo përdorimit të produkteve.  Zonat ku shtrihet projekti janë më shumë të njohura për blegtorinë se sa për bujqësinë. Konkretisht projekti zhvillohet në tre komuna të Shqipërisë, në Margegaj, Shishtavec (Kukës), dhe Fierzë (Tropojë) si dhe në 2 komuna në Malin e Zi, në Plave dhe Andrejevice.

Në kuadër të këtij projekti është realizuar një video clip promovues si më poshtë:

AGROTURIZMI, NJE DESTINACION I RI!

Qëllimi i projektit është të zhvillojë dhe promovojë turizmin e qëndrueshëm nëpermjet ngritjes së aktiviteteve pilot të agroturizmit në zonat kufitare të Shqipërisë Veriore dhe zonës Lindore të Malit të Zi, bazuar në përdorimin e burimeve natyrore dhe kulturore si dhe në përfshirjen e madhe të qeverisjes lokale duke patur si partnere kryesore komunat e sipërpërmendura. Një rrjet prej 20 fermash pilote do të ngrihet nga të dyja anët e kufirit Shqiptar dhe të Malit të zi, të cilat do shërbejnë si një model i zhvillimit të agriturizmit, që ngrihet mbi traditat lokale, trashëgiminë kulturore të secilit rajon në mënyrë që t’i ofrohet vizitoreve një eksperiencë turistike unike.

 

Projekte të tjera të implementuara në periudhën 1997-2010

RASP implementoi një program për hartimin e “Planeve të Menaxhimit të Mjedisit në Kuadër të Nxitjes së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit" në Komunën Shishtavec, rrethi Kukës dhe Margegaj, rrethi Tropojës nën financimin e Agjensisë së Zhvillimit të Zonave malore (MADA). Projekti zbatoi “Kodin e praktikës së mirë për përfshirjen e komunitetit në vendimarrje. RASP tashmë ka një përvojë të gjerë në përfshirjen e komunitetit në vendimmarje. Metodologjia është perfeksionuar gjatë zbatimit të një sërë projektesh të organizatës. RASP angazhoi në këtë projekt disa ekspertë të shquar të fushës së pyjeve, biodiversitetit, turizmit dhe ekonomisë.

 

RASP implementoi projektin “Fuqizimi i Rolit të Komunitetit në Planifikimin Strategjik për Zhvillim lokal” në rrethet e Kukësit dhe të Hasit financuar nga Balkan Trust Democracy. Një nga vecoritë e këtij projekti ishte se RASP përfshiu disa organizata lokale në punën me komunitetin për të rritur ndërgjegjësimin dhe aktivizimin e përfaqesuesve të komunitetit në planifikimin strategjik për zhvillimin lokal. Organizatat lokale që u përfshinë janë Qëndra “Progres”; shoqata “Alb-Aid”, Qëndra e Këshillimit Grave dhe Shërbimeve Sociale, shoqata "Integrimi". Për t’i paraprirë këtij projekti RASP në bashkëpunim me TACSO Albania kanë realizuar trajnimin me titull “Përfshirja e shoqërisë civile dhe komunitetit në vendimmarrje”. Për t’u përmendur është fakti që si metodologji trajnimi për përfshirjen e komunitetit u aplikuat Kodi i Praktikës së Mirë mbi pjesëmarrjen civile në vendimarrje, një metodologji e mirëpritur nga Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale të Evropës  si dhe Asambleja Parlamentare e Keshillit të Evropës.

 

RASP përfundoi projektin “Hartimi i Planeve të Zhvillimit të Turizmit dhe Ruajtjes së Mjedisit në Komunat Petrelë, Baldushk dhe Bërzhitë” në kuadrin e Fondit të Partneritetit për Inovacion të Fondacionit ALCDF. Projekti u realizua në bashkëpunim me të treja komunat dhe me një pjesëmarrje të gjerë të përfaqësuesve të grupeve të interesit, aktorëve të turizmit dhe komunitetit.

RASP implementoi një metodologji tashmë e rezultuar e suksesshme në projekte të mëparshme të organizatës, sic është rasti i projektit në Puke për “Hartimin e Planit të Turizmit të Pukës”.

Nëpërmjet këtij projekti u evidentouan resurset historike, kulturore dhe natyrore të zonës, u përcaktuan prioritetet dhe u hartua Plani i Zhvillimit të Turizmit dhe Mjedisit i Komunave Petrelë, Bërzhitë, Baldushk i detajuar me veprime dhe ndërhyrje konkrete. Resurset turistike të zonës u promovuan përmes publikimit të broshurave turistike dhe krijimit të faqeve të internetit për Komunat Petrelë, Berzhitë dhe Baldushkut me fokus kryesor turizmin dhe evidentimin i avantazheve turistike që ofrojnë këto komuna për vizitorët vendas dhe të huaj.

 

Në vitet e fundit, RASP ka zbatuar një program të gjerë për identifikimin dhe promovimin e produkteve tradicionale të vendit në zona të ndryshme. Ky program përfshin eksplorime në zonat më të thella për të evidentuar dhe më pas promovuar këto produkte si një pjesë mjaft e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe një resurs mjaft i vlefshëm për zhvillimin e turizmit dhe rritjen e të ardhurave për popullsinë nga ky sektor.

 

Programi për identifikimin dhe promovimin e produkteve tradicionale të vendit, i ndërmarrë nga RASP u implementua dhe në rrethin e Korcës nëpërmjet projektit “Identifikimi dhe promovimi i ushqimit lokal dhe gastronomisë si një vlerë për zhvillimin e shërbimit turistik dhe fuqisë punëtore në Rajonin e Korcës” financuar nga Rritje Albania, USAID.  Ky projekt realizoi identifikimin e gatimeve tradicionale të rajonit të Korcës, publikimin e kësaj tradite në një katalog dhe promovimin e këtyre aktiviteteve me qëllim përmirësimin e shërbimit turistik dhe ngritjen e kapaciteteve të fuqisë punëtore. Në këtë projekt u perfshinë një numër i madh aktorësh si nga pushteti lokal,  bizneset e zonës, studentët e shkollës Profesionale Ekonomike të Korcës dhe Pogradecit por jo vetëm.  Ky projekt ishte mjaft dinamik duke qenë se kishte mjaft diversitet midis pjesëmarrësve dhe ata sollën me vete eksperienca dhe perspektiva të shumëllojshme.

 

RASP në partneritet me qëndrën PROGRESS realizoi projektin "Identifikimi dhe promovimi i produkteve lokale të bujqësisë, agropërpunimit dhe gastronomisë tradicionale në rajonin e Kukësit" financuar nga grantet e vogla të "Programit të bashkëpunimit ndërkufitar në rajonin e Kukësit" zbatuar nga PNUD. Në këtë kuadër, në Janar, u publikua dhe promovua “Katalogu I Produkteve Ushqimore tradicionale të qarkut të Kukësit” I realizuar në bashkëpunim me qendrën PROGRESS, me finacim të UNDP/BE. Kjo përvojë pozitive do vazhdojë të zbatohet edhe në rajone të tjera të vendit, ku puna tashme ka filluar.

 

RASP vazhdon implementimin e projektit me titull “Zëvendësimi i burimeve natyrore të bimeve medicinale në Shqipëri”, në bashkëpunim me Federatën e Fermerëve të Qarkut Kukës. Ky projekt Financohet nga Fondacioni ENVIRON

 

RASP implementoi projektin "Përfshirja e komunitetit dhe shoqërisë civile në planifikimin strategjik për zhvillimin e sektorit të turizmit dhe mjedisit në rajonin e Kukësit" financuar nga BTD dhe pushteti lokal. Në implementimin e këtij projekti RASP bashkëpunoi në mënyrë mjaft të frytshme me projektin "Promovimin e Turizmit dhe Mjedisit në Qarkun e Kukësit" implementuar nga PNUD

 

Fuqizimi i Demokracisë Rurale është një program i implementuar nga RASP në periudhën 2005-2010 në zonën veriore të Shqipërisë (Pukë, Kukës dhe Has)

 

“Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetetit mbi trafikimin e qënieve njerëzore” në Pukë dhe Fushë Arrës është një projekt i implementuar nga RASP dhe PROGRESS me financim të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

 

“ Zhvillimi i Sipërmarjeve komunitare ” në Parkun Kombëtar të Butrintit,ku RASP ka implementuar elementë të zhvillimit të bujqësisë në partneritet me Fondacionin Butrinti.

 

Zhvillimi i praktikave të qëndrueshme për prodhimin, grumbullimin dhe marketimin e bimeve aromatike dhe mjekësore të Rrethit të Pukës.

 

Prodhimi dhe përpunimi i mishit me cikël të mbyllur.

 

Reduktimi i varfërisë rurale në rrethin e pukës në zonën veriore të Shqipërisë nëpërmjet zhvillimit të bletarisë.

 

Fuqizimi i shoqatave të bletarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

 

Prodhimi i farës hibride të misrit në shkallë të vogël.

 

Fuqizimi i organizatave rurale dhe mikrondërmarjeve dhe ngritja e kapaciteteve të RASP për të ofruar shërbime ndaj sektorit rural.

 

Përmirësimi i performancës së ndërmarjeve të vogla në sektorët e farërave, hortikulturës dhe bulmetit si dhe realizimi i trainimeve për marketimin me këto grupe.

 

Fuqizimi I shoqatave rurale të sapo krijuara në tre sektorë (bletaria, farërat, hortikulturë), në mënyrë që këto shoqata të shërbejnë si modele të replikueshme në Shqipëri.

 

TË REJAT E FUNDIT

Na kontaktoni më poshtë:

Rr. "Dritan Hoxha", Pall. TeknoProjekt, shkalla 2, ap.28 PO.Box 2415/1, , 1001

office@rasp.org.al

RURAL

ASSOCIATION

SUPPORT

PROGRAMME

|   © 2013 . Rasp.org.al  -  All rights reserved.

Designer:

Submitting Form...

The server encountered an error.

Form received.