RURAL

ASSOCIATION

SUPPORT

PROGRAMME

 

Ngjarje

home / ngjarje

RASP rifreskon grupin e vullnetarëve

 

RASP po ngre një grup vullnetarësh shqiptarë dhe të huaj, të cilët do të marrin pjesë në aktivitetet që RASP po organizon në terren në lidhje me implementimin e projekteve dhe për aktivitete të tjera me sfond humanitar, kulturor, në fushën e mjedisit dhe turizmit. Individët e interesuar janë të mirëpritur të kontaktojnë me ne duke nisur në adresën tonë të e-mail office@rasp.org.al CV-të e tyre dhe një tekst të shkurtër mbi motivimin e tyre për të bashkëpunuar me organizatën tonë

 

 

RASP promovon planet e zhvillimit për 7 njësi vendore të Qarkut të Kukësit

 

Në kuadër të projektit  “Fuqizimi i Rolit të Komunitetit në Planifikimin Strategjik për Zhvillim Lokal”, financuar nga Balkan Trust for Democracy, RASP promovoi publikimin e  Planeve të Zhvillimit të 7 njësive vendore të Qarkut Kukës, konkretisht të Bashkisë Kukës, Bashkisë Krume, Komunës Shishtavec, Komunës Bicaj, Komunës Topojan, Komunës Golaj dhe Tërthore.

Realizimi i ketyre planeve u bë në bashkëpunim me organizatat  partnere lokale:  Qëndra “Progres”; shoqata “Alb-Aid”, Qëndra e Këshillimit të Grave dhe Shërbimeve Sociale, Qëndra "Integrim e Zhvillim Demokratik” në punën me komunitetin për të rritur ndërgjegjësimin dhe aktivizimin e përfaqësuesve të komunitetit në planifikimin strategjik për zhvillimin lokal si dhe me përfshirjen e Bashkive dhe Komunave të përfshira në projekt.

Këto plane zhvillimi shërbejnë për t’i ofruar Pushtetit vendor, Qeverisë shqiptare, donatorëve të ndryshëm, organizatave Qeveritare dhe jo Qeveritare një program zhvillimi  për nxitjen e mbështetjes dhe investimeve, si dhe  janë një mekanizëm planifikues, i cili kombinon prioritetet sipas sektorëve dhe fshatrave, prioritete të cilat  janë artikuluar  nga drejtues të organeve  vendore. Planet e zhvillimit kanë të përfshirë gjithashtu detajimet e nevojave të komunitetit në formën e projekteve konkrete.

Aktiviteti promovues u organizua nga RASP në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës, në qytetin e Kukësit. Në këtë aktivitet mernin pjesë të gjithë aktorët e përfshirë në projekt duke përmendur Kryetarin e Qarkut Kukës, Z. Ibsen Elezi, i cili mbajti dhe një fjalim për të përgëzuar punën e bërë; Kryetarë të Bashkive dhe Komunave të përfshira në projekt, organizatat lokale implementuese, përfaqësues të administratës së Bashkive dhe Komunave, anëtarë të komunitetit etj. Fjalën e hapjes e mbajti  Drejtori i RASP, Z.Petrit Dobi. Në vijim folën dhe përfaqësues të organizatave lokale partnerë. I gjithë aktiviteti u ndoq dhe u pasqyrua nga mediat lokale të qytetit të Kukësit.

 

 

Panairi i dytë i agroturizmit në Mal të Zi

 

Në kuadrin e projektit  “FARM TOUR -Zhvillimi i Agroturizmit në Zonën Veriore të Shqipërisë dhe në zonën Lindore të Malit te Zi”, financuar nga Bashkimi  Europian -2013, më datë 9 Nëntor 2012 në Andrejevicë të Malit të Zi u organizua panairi i dyte i agro turizmit. Ky aktivitet pason atë të zhvilluar në Valbonë më 15 Shtator 2012.

Ne kete aktivitet morren pjese 20 fermere nga te dy vendet (10 nga Shqiperia dhe 10 nga Mali i zi, te cilet jane perfshire ne kete projekt, me synimin per ti shnderuar fermat e tyre ne ferma agroturistike. Fermeret nga te dy komunat Plavë dhe Andrejevicë bashke me shoqata fermerësh dhe artizanësh të fushës së turizmit etj prezantuan një gamë të gjerë të produkteve bujqësore e blegtorale dhe ato të përpunuara si dhe një numër gatimesh tradicionale.

Në panair morën pjesë Kryetari i Komunës Andrejevicë Srdjan Masovic, Kryetari i Komunës Plavë Orhan Sahmanovic. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti  Menaxheri i Komunës së Andrejevicës z. Miodrag Ivanovic  dhe më pas përshëndetën z. Petrit Dobi drejtues i Projektit dhe Tatjana Medenica drejtore e projektit për Malin e Zi.

Panairi u vizitua nga një numër i madh banorësh të zonës. Atmosfera u ngoh mjaft kur grupe nxenesish te shkollave te Andrejevices dhe Plaves, performuan disa valle tradicionale, duke e kthyer këtë event në një festë të vërtetë. Grupi i fermerëve dhe specialisteve nga Shqipëria, të cilët moren pjese ne kete aktivitet, këmbyen përvoja dhe mendime mbi zhvillimin e mëtejshëm të këtyre produkteve dhe shfrytëzimin e agro turizmit si një mundësi mjaft të mirë për rritjen e të ardhurave të familjeve të tyre.

Ky event u pasqyrua gjerësisht në mediat lokale dhe kombëtare të Malit të Zi.

 

 

RASP organizon “Panairin e Agroturizmit” në Valbonë

 

RASP në zbatim të projektit  “Farm-Tour  Zhvillimi i Agroturizmit në zonat  Veriore të Shqipërisë dhe në ato Lindore të Malit të Zi”, financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit IPA Cross Border Albania-Montenegro,  organizoi me datën 15 Shtator 2012 në fshatin Valbonë të Komunës Margegaj “Panairin e Agroturizmit”.

Në panair u promovuan rreth 65 produktet vendore të rajonit si perime, fruta, recelra, mjalt, gatime tradicionale,  prodhime blegtorale e nënprodukte të përpunuara prej tyre për  shijen e cilësinë e veçantë që ato kanë. Gjithashtu u prezantuan elementë marketingu të disa produkteve si etiketa dhe amballazhe të personalizuara. Në panair morën pjesë rreth 20 fermerë prodhues dhe që kanë elementë të zhvillimit të agroturizmit nga Komunat Margegaj, Shishtavec, Fierzë dhe më gjerë fermerë të tjerë prodhues nga i gjithë rajoni. Po kështu ishte i pranishëm dhe grupi prej 10 fermerësh dhe specialistësh të komunave dhe të organizates partnere RTO Bjelasica & Komovi nga Mali i Zi të përfshirë në projekt.

Fjalën e mirëseardhjes e mbajti Kryetari i Komunës mikpritëse Margegaj, Z. Rexh Byberaj. Prezantimi i projektit “Farm- tour: Zhvillimi i Agroturizmit në Zonën Veriore të Shqipërise dhe në Zonën Lindore të Malit të Zi” u bë nga Drejtori i Projektit Z. Petrit Dobi nderkohe qe Zj.Tatjana Drakula Medenica “RTO” partneri i Malit Të Zi prezantoi temën “Partneritet me organizatat e Malit të Zi, një rrugë tashmë e shtruar".

Grupi i këngetarëve dhe valltarëve të Shtëpisë së Kulturës "Bajram Curri" me këngët dhe vallet e bukura tropojane krijuan një ambjent mjaft festiv gjatë gjithë zhvillimit të aktivitetit.

Pastaj pjesmarrësit vizituan panairin dhe shijuan të gjitha produktet dhe gatimet tradicionale që ishin paraqitur. Panairin e vizituan dhe shumë turistë vendas e të huaj që ndodheshin në Valbonë. Ky event u mbulua nga media televizive dhe e shkruar.

 

 

RASP promovon Katalogun e Produkteve Tradicionale të Korcës

 

Në kuadrin e projektit të financuar nga Rritje Albania, USAID dhe organizata TABITA “Identifikimi dhe Promovimi i Ushqimit Lokal dhe Gastronomisë si një Vlerë për Zhvillimin e Shërbimit Turistik dhe Fuqisë Punëtore në Rajonin e Korcës”, RASP promovoi Katalogun e Produkteve Tradicionale të Rajonit të Korcës. Katalogu përfshin 80 produkte tradicionale të rajonit të Korcës (Devoll, Prepse, Pogradec, Leskovik), të cilat vijnë nga një histori dhe traditë e lashtë e këtij rajoni.  Promovimi u realizua  gjatë eventit të organizuar nga Bashkia e Korcës, i emërtuar "Festa e Lakrorit me datë 21 Qershor 2012 në “Parkun Rinia". Fjalën e hapjes në aktivitet e mbajti Kryetari i Bashkise Korcë, Z. Niko Peleshi dhe Drejtori i RASP, Z. Petrit Dobi. Eventi u shoqërua gjithashtu edhe me një program muzikor, që gjallëroi atmosferën festive në qytet. Në këtë event u degustuan mjaft produkte tradicionale të Korcës dhe në vecanti gatimi tradicional i lakrorit me dy petë, i pjekur ne sac. Te ftuar ishin restorante te ndryshme qe ofrojne gatime tradicionale, agjensi turistike nga Korca por gjithashtu nga Tirana, zyra DMO e Korcë, përfaqësues nga Drejtoria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, nga Drejtoria e Arsimit, stafi dhe nxënësit e shkollës ekonomike profesionale “Isuf Gjata”etj. Mbas prezantimit katallogu i produkteve tradicionale u shit me një cmim simbolik pjesëmarrësve.

 

 

Event Promocional i Kuzhinës Tradicionale Korcare

 

Me datë 14 Qershor 2012, RASP në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike të Korcës “Isuf Gjata”  organizoi një event promocional të kuzhinës tradicionale Korcare. Në këtë event vetë nxënësit e shkollës me asistencën e mësuesve, përgatiten një larmishmëri gatimesh tradicionale për t’ia prezantuar dhe ofruar të ftuarve në një ambient të hapur para Shkollës Ekonomike.  Kështu, nën tendat e hapura u ekzpozuan rreth 35 gatime tradicionale të Rajonit të Korcës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Identifikimi dhe Promovimi i Ushqimit Lokal dhe Gastronomisë si një Vlerë për Zhvillimin e Shërbimit Turistik dhe Fuqisë Punëtore në Rajonin e Korcës”, financuar nga Rritje Albania, USAID dhe TABITA.

RASP ju shpërndau nxënësve të dalluar të degës Hoteleri Turizëm dhe Shkollës Ekonomike “Isuf Gjata” disa cmime për pjesëmarreje të suksesshme në këtë aktivitet. Cmimet ishin disa pjata simbolike me piktura të stampuara në to.Nxënësve të tjerë pjesëmarrës iu shpërndanë certifikata mirënjohje për përgatitje dhe prezantim cilësor të produkteve tradicionale të rajonit të Korcës. Në aktivitet morën pjesë dhe disa restorante të zonës, të cilët kontribuan duke përgatitur produkte tradicionale, që serviren në ambientet e tyre.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin Kryetari i Bashkisë Korcë, Z.Niko Peleshi i cili e përgëzoi projektin dhe aktivitetin e eventit të kuzhinës tradicionale; Bujar Vila, përfaqësues i Qarkut të Korcës, Rektori i Universitetit Gjergji Mero, përfaqësues të Rritje Albania si dhe një sërë personalitetesh të tjera të qytetit të Korcës.

Eventi u pasqyrua në Tv Lokal të Korcës.

 

 

RASP merr pjese ne hapjen e sezonit te veres ne Pogradec

 

Me datë 1 Qershor 2012, qyteti i Pogradecit hapi sezonin e verës përmes një eventi të organizuar nga Bashkia e qytetit . Ky event kishte në fokus prezantimin e disa painaireve të ndryshme, gara sportive dhe  shumë aktivitete të tjera. RASP mori pjesë me një stendë ku prezantoi aktivitetet e projektit “Identifikimi dhe Promovimi i Ushqimit Lokal dhe Gastronomise si një Vlerë për Zhvillimin e Shërbimit Turistik dhe Fuqise Punëtore në Rajonin e Korcës” bashkë financuar nga Rritje Albania, USAID.  U ftuan disa restorante që prezantuan gatime tradicionale të zonës së Pogradecit. Gatimet e prezantuara u shoqëruan me fletë informative ku përshkruhej tradita dhe mënyra e përgatitjes.

 

 

Analizë vjetore e veprimtarisë së RASP

 

Me datë 4 Prill 2012 RASP organizoi një takim me bordin drejtues për analizën vjetore të vitit 2011, ku u mblodhen anëtarë të bordit dhe stafi i RASP për të diskutuar arritjet dhe problemet e organizatës në vitet e fundit dhe detyrat për vitin në vijim. Një raport ecurie të RASP gjatë këtyre viteve iu shpërnda pjesëmarrësve të cilët u informuan për veprimtarinë e RASP dhe gjithashtu patën shans të diskutonin dhe të bënin pyetje mbi projektet e shkuara dhe ato aktuale.

 

 

Fuqizimi i Rolit të Komunitetit në Planifikimin Strategjik

për Zhvillim lokal

 

RASP po implementon projektin “Fuqizimi i Rolit të Komunitetit në Planifikimin Strategjik për Zhvillim lokal” në rrethet e Kukësit dhe të Hasit financuar nga Balkan Trust Democracy. Një nga vecoritë e këtij projekti është se RASP do përfshijë disa organizata lokale në punën me komunitetin për të rritur ndërgjegjësimin dhe aktivizimin e përfaqësuesve të komunitetit në planifikimin strategjik për zhvillimin lokal. Organizatat lokale që do përfshihen janë Qëndra “Progres”; shoqata “Alb-Aid”, Qëndra e Këshillimit Grave dhe Shërbimeve Sociale, shoqata "Integrimi". Për t’i paraprirë këtij projekti RASP në bashkëpunim me Tacso Albania kanë realizuar trajnimin me titull “Përfshirja e shoqërisë civile dhe komunitetit në vendimarrje”. Për t’u përmendur është fakti që si metodologji trajnimi për përfshirjen e komunitetit do aplikohet Kodi i Praktikës së Mirë mbi pjesëmarrjen civile në vendimarrje, një metodologji e mirëpritur nga Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale të Evropës  si dhe Asambleja Parlamentare e Keshillit të Evropës.

 

 

Takime me komunitetin ne ne Pogradec per identifikimin e produkteve tradicionale te zones

 

Me 17 Dhjetor 2011 RASP organizoi një takim në fshatin Udenisht të Pogradecit me qëllim identifikimin e produkteve tradicionale të kësaj zone në kuadër të aktiviteteve të projektit “Identifikimi dhe promovimi i ushqimit lokal dhe gastronomisë si një vlerë për zhvillimin e shërbimit turistik dhe fuqisë punëtore në Rajonin e Korcës”, financuar nga Rritje Albania, USAID. Në takim morën pjesë rreth 30 gra dhe burra nga qyteti dhe fshatrat përrreth.

Z. Petrit Dobi, drejtues i projektit, prezantoi një material për agroturizmin dhe mundësitë e zhvillimit të këtij sektori në rrethin e Pogradecit. Më pas u kalua në diskutime mbi traditat e gatimit në zonë. Në takim u identifikuan një numër i madh produktesh ushqimore dhe të guzhinës,  gatimet tradicionale të peshkut, mishit, brumit etj. Mbi bazën e këtij informacioni së shpejti do të fillojë mbledhja e informacionit për këto produkte.

 

 

“Përfshirja e shoqërise civile dhe komunitetit ne vendimarrje”- 1 trajnim 3 qytete: Vlore, Berat dhe Kukës"

 

Në kuadër të projektit TACSO Albania RASP organoi trajnimin me temë “Përfshirja e shoqërisë civile në vendimarrje”. Ky trajnim u realizua në 3 qytete shqiptare, Vlorë, Berat dhe Kukës në periudhën Qershor-Gusht 2011. Pjesëmarrja e komunitetit dhe shoqërisë civile në vendimmarrje duhet të jetë një temë në fokus në kuadrin e fuqizimit të rolit OSHC në një demokraci gjithëpërfshirëse. Në këto trajnime përpos evidentimit të rolit të shoqërisë civile në vendimmarrje, pjesëmarrjes së komunitetit prezantuan dhe draftin e “Kodit të praktikës së mirë”, që është një metodologji për të realizuar përfshirjen e shoqërisë civile në të gjitha fazat e procesit vendimmarrës. Trajnimi u realizua në dy ditë dhe dita e dytë e tipit follow-up kishte të bënte me prezantimin e një detyre të paraqitur nga pjesëmarrësit pas një periudhe përgatitje individuale. RASP-i është përfaqësuar nga trajneri Petrit Dobi, i cili prezantoi një set njohurish teorike dhe detyrash praktike për tu asimiluar në mënyrën më të përshtatshme nga pjesëmarrësit e trajnimit, të cilët vinin nga pushteti lokal dhe shoqëria civile e qyteteve të Vlorës, Beratit dhe Kukësit. Realizimi i këtij trajnimi pati një feedback pozitiv nga të gjithë pjesëmarrësit, të cilët e vlerësuan si mjaft të dobishme dhe thelbësore trajtimin e kësaj teme dhe shprehën dëshirat e tyre për të organizuar aktivitete të tilla në vazhdimësi.

 

 

RASP i bashkëngjitet Rrjetit të Novacionit Kërkimit

dhe Këshillimit në Bujqësi

 

Në kuadër të projektit të FAO "Vlerësimi i kërkimit bujqësor dhe shërbimit ekstensiv aktual, nevojat dhe boshllëqet e aktorëve për informacion dhe komunikim, për t’u dhënë fermerëve të vegjël shqiptarë shërbime efektive dhe relevante u ngrit ”Rrjeti i Novacionit Kërkimit dhe Këshillimit në Bujqësi”. Në këtë rrjet bëjnë pjesë Institucionet kërkimore shkencore, qëndrat e tansferimit të teknologjisë, strukturat e shërbimit ekstensiv në të gjitha nivelet, organizata joqeveritare dhe shoqata me fokus bujqësinë, furnizues imputesh bujqësore etj.

Ky rrjet synon të ndërtojë një strategji komunikimi në ekstension përmes teknologjisë së komunikimit dhe informacionit duke lidhur njerëzit e shpërndarë gjeografikisht, dhe mundësuar diskutime dhe këmbim informacioni; mundëson përpunimin dhe menaxhimin e shpejtë të të dhënave; nxit përdorimin dhe koordinimin e mirë të resurseve; mundëson vendimarrjen e informuar etj.

Në këtë kuadër u organizua edhe trajnimi “Bazat e teknologjive të komunikimit dhe informacionit si dhe trajnimi i trajnerëve për përdorimin efektiv të VERCON-Shqipëri” nga data 19-22 Korrik  2011. Aktivitetet e trajnimit u përqëndruan rreth ofrimit të njohurive mbi teknologjinë e informacionit për të prezantuar një sistem të ri dhe efektiv komunikimi ndërmjet aktorëve të përfshirë.  Në fund të trajnimit përmes bashkëpunimit dhe miratimit të të gjithë aktorëve të përfshirë u vendos dhe ngritja e "Rrjetit të Novacionit Kërkimit dhe Këshillimit në Bujqësi".

 

 

Promovimi i produkteve ushqimore tradicionale

 

Me 27 Janar 2011, në fshatin Gjegjan të Kukësit u bë promovimi i "Katalogut të produkteve ushqimore tradicionale të qarkut të Kukësit", realizuar nga Organizatat PROGRESS dhe RASP në kuadër të një projekti të financuar nga BE dhe UNDP.

 

Ky katalog është një punim mjaft serioz që do të ndihmojë në promovimin e kulturës së këtij rajoni, dhe do të ndihmojë në zhvillimin e sektorit të turizmit. Në këtë botim janë përshkruar rreth 75 produkte të ndryshme ushqimore të bujqësisë, blegtorisë, guzhinës tradicionale etj. Të gjitha produktet e përfshira në katalog kanë përshkrimin e tyre, mënyrën e përgatitjes, sezonin e përdorimit dhe lidhjen me traditën. Katalogu është dy gjuhësh, në shqip dhe anglisht, dhe ilustrohet me fotot e secilit produkt.

 

Katalogu i është shpërndarë të gjitha institucioneve lokale, dhe qëndrore të lidhura në sektorin e turizmit, Projekteve dhe programeve që punojnë në zhvillimin e turizmit, agjensive turistike, hoteleve dhe restorantëve në rajon, dhe se shpejti katalogu do të dalë edhe nëshitje të lirë brenda dhe jashtë vendit.

 

 

 

 

 

TË REJAT E FUNDIT

Na kontaktoni më poshtë:

Rr. "Dritan Hoxha", Pall. TeknoProjekt, shkalla 2, ap.28 PO.Box 2415/1, , 1001

office@rasp.org.al

RURAL

ASSOCIATION

SUPPORT

PROGRAMME

|   © 2013 . Rasp.org.al  -  All rights reserved.

Designer:

Submitting Form...

The server encountered an error.

Form received.