RURAL

ASSOCIATION

SUPPORT

PROGRAMME

Çfarë bëjmë

home / çfarë bëjmë

Ne zhvillojmë përvojën tonë

Ngritje kapacitetesh të grupeve rurale, grave, të rinjve dhe grupeve në nevoje duke perdorur forma te ndryshme si trajnime, demonstrime, mbështetje ligjore etj. RASP realizon trajnime “taylor made” për ngritje kapacitetesh në fushën e bujqësisë, blegtorisë, agro përpunimit, advokacisë në shoqërinë civile dhe teknologjisë së informacionit dhe mjeteve të komunikimit elektronik.

Organizim i grupeve në shoqata dhe kooperativa. Ekspertizë në njohjen e dinamikave, psikologjisë dhe problematika të grupeve, zgjidhje problemesh dhe menaxhim resursesh njerëzore.

Hartim strategjish dhe plane zhvillimi, kryesisht në fushën e zhvillimit rural, bujqësisë, mjedisit,turizmit dhe agroturizmit etj. Identifikimi dhe promovimi i resurseve tradicionale për zhvillimin turistik të vendit

Asistencë ndaj fermerëve dhe grupeve të tyre në zonat rurale për zhvillim dhe modernizim të biznesit të tyre duke futur teknologjitë e reja të prodhimit dhe komunikimit.

RASP është i përgatitur për të ndjekur problematikat në të gjitha hallkat e saj. Organizata jonë realizon vëzhgime në terren, analizë të situatës, identifikim nevojash dhe përgatitje projekt-propozimesh, menaxhim projektesh, monitorim, vlerësim.

Informim dhe pjesëmarrje publike, fushata dhe evente për ndërgjegjësim dhe sensibilizim publik. Asistencë dhe mbështetje për të lobuar dhe marrë pjesë në vendimmarrje.

Përgatitja e hartografisë dixhitale në mbështetje të studimeve  mjedisore dhe turistike.

Asistencë në hartimin dhe përpilimin e faqeve të internetit, përdorimin e platformave të komunikimit elektronik.

Bashkëpunime/partneritete brenda dhe jashtë vendit

Demonstrime, panaire, ekspozita, konkurse, botime

Vullnetarët e RASP

RASP ka një eksperiencë mjaft pozitive dhe shpërblyese me vullnetarët e saj. Vullneatarët tanë vinë nga formime të ndryshme. Ata janë të ndryshëm nga mosha, kombësa, profesioni, tradita dhe opinionet. Ata janë persona me një shpirt altruist dhe me një dashuri të madhe për tjetrin, sens detyre dhe iniciative krijuese. Si organizatë ne kemi marrë me të vërtete shumë nga kjo mori këndveshtrimesh që vinë nga zëra kaq të rinj dhe në të njëjtën kohë të pjekur.

Ata kanë qenë pjesë e projekteve tona dhe mbi të gjitha janë një pjesë shumë e rëndësishme e asaj që kemi arritur sëbashku. Ne e konsiderojmë vullnetarizmin si një proces gjithmonë e në zhvillim dhe jemi gjithnjë të hapur për të mirëpritur vullnetarë të rinj, të cilët duan të na ndihmojnë të vazhdojmë misionin tonë për të përmirësuar jetësën e komuniteteve rurale duke shfrytëzuar sa më mirë resurset natyrore, njerëzore, kulturore për një zhvillim të arritshëm dhe të qëndrueshëm.

Ne shprehim mirenjohjen tonë ndaj vullnetarëve tanë, të cilët na kanë ndihmuar kaq shumë në të shkuarën dhe vazhdojnë ende ta bëjnë:

 

Organizata "Uniteti Rinor"

 

Elona Shaipi (Punonjëse sociale)

 

John Hammer (Bletari)

Antony Lyman Dixon (Bimë mjekësore etc)

Sharon Blake (Bletari)

Shae Fryndenlund (Studente e bimëve mjekësore)

 

 

Shae tregon për eksperiencën e saj në RASP, “Të qënurit vullnetarë te RASP është një eksperiencë perfekte për njerëzit që udhëtojnë, sidomos per ata të cilët kërkojnë një eksperiencë të vërtetë Ballkanase. Jo vetëm që vullnetarët do të punojnë në disa nga rajonet më të bukura në Shqipëri dhe Kosovë, por do jetojnë ashtu sic jetojnë vendasit”

TË REJAT E FUNDIT

Na kontaktoni më poshtë:

Rr. "Dritan Hoxha", Pall. TeknoProjekt, shkalla 2, ap.28 PO.Box 2415/1, , 1001

office@rasp.org.al

RURAL

ASSOCIATION

SUPPORT

PROGRAMME

|   © 2013 . Rasp.org.al  -  All rights reserved.

Designer:

Submitting Form...

The server encountered an error.

Form received.